Nxënësja Kledisa Çollaku “Medalje të Artë” për rezultatet e shkëlqyera - Business Magazine Albania

Nxënësja Kledisa Çollaku “Medalje të Artë” për rezultatet e shkëlqyera

Në Kryeministri është zhvilluar ceremonia e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të rinjve se duhet të këmbëngulin drejt suksesit. Një ndër këto të reja është edhe Kledisa Çollaku, nxënëse e shkollës “Ismail Qemali”, Tiranë. Ajo ka marrë “Medalje të Artë” me motivacionin: “Për rezultate të shkëlqyera të arritura në arsimin e mesëm të lartë”. Kledisa çfarë sheh tek vetja kur del para pasqyrës?

Shoh një vajzë e cila punon fort dhe ëndërron shumë për jetën. Por dua të jem e sinqertë, preferoj më tepër që të tjerët të më shohin dhe japin gjykimin për mua pasi e Kam të vështirë të flas për veten. Dua të shoh se çfarë të tjerët shohin tek unë. Jam një vajzë e thjeshtë nga jashtë por me një luftë brenda meje për të qenë gjithmonë në kërkim për më shumë .

Çfarë do të thotë për ty fjala “Prind “?

Prind është familje dhe familje është prind. Është në vend shumë i ngrohtë dhe shumicën e kohës me diell. Kur ke bindjen që familja është aty nuk ke nevojë për asgjë tjetër . Edhe në ditë me diell edhe në ditë me shi , familja është aty për ty.

A është besimi që ka prindi tek një adoleshent gur për të ngritur themele të forta ?

Une jam mësuar të marr shumë mbështetje prej tyre dhe shumë besim. Nuk arrij t’a perceptoj dot jetën pa përkrahjen e tyre e cila vjen në formë të pa kushtëzuar. Më kanë bërë të shoh dritë edhe kur ka qenë errësirë. Ndaj , besimi që i jep prindi fëmijës është gjithçka.

 Çfarë është për ty dija ?

Dija është një fushë shumë e madhe dhe vjen një moment kur sa më e lartë të jesh në arritje aq më pak vlerëson veten pasi kupton se dija ka tunele të gjata ku ti mund të eksplorosh dhe vetëm të mësosh .
Ndaj nuk duhet ndaluar se mësuari e gjitha jeta është një mësim i madh .

 Cila është lënda për të cilën ti nuk rresht kurrë se dashuri për të mësuar ?

Per mua është lënda e matematikës. Me duket sikur kjo lëndë jam unë . Njësoj sikur nuk njoh plotësisht vetes pavarësisht kohës dhe hulumtimit njësoj dhe kjo lëndë është aq komplekse sa të krijon një dritare të re për të parë një pamje të bukur çdo herë .

 Endrrat e tua për studimet janë të vijosh këtu apo jashtë Shqipërisë?

Fillimisht dua te provoj veten që të studioj jashtë. Kam shumë dëshirë të shoh se si funksionon atje niveli i arsimimit.

Cila është ndjesia jote për faktin që bën pjesë tek grupi i nxënësve më të mirë të vendit ?

Thjesht kthej vështrimin tek ditët e mija të punës së palodhshme dhe në ato çaste mendoj ” Ja dola “, puna e pa lodhur një ditë shpërblehet dhe ky tashmë është fakt .

 Çfarë do të thotë për ty të fitosh një “Medalje të artë”?

Për mua kjo medalje ka qenë një shkallë e parë në ngjitje. Është thjesht një hap që jam e bindur se rrugëtimin tim do t’a bëjë shumë herë më të lehtë për të ardhmen .

Si ka reaguar familja juaj për këtë çmim ?

Unë si natyrë nuk ngjall tepër euforizem. Madje, vetëm një ditë më parë ju thashë se isha e përzgjedhur. Lotët janë shenjë gëzimi që gërshetohen me krenari – më tha nëna ime atë ditë.

 A e di se çfarë të pret në të ardhmen ?

Jo kjo mbetet një enigmë ende ashtu si për ju dhe për mua . Por jam e bindur që patjetër do të jetë një version më i mirë se sot.

 Si është bota në sytë e një adoleshenti?

Bota në sytë e një adoleshenti është plot me ngjyra , ndjenja , të thëna pathëna dhe unë nuk mendoj ndryshe. Për mua bota është më tepër ajo që nuk shohim dhe njohim se sa ajo që na serviret.

 Cili do të ishte mesazhi yt për të gjithë bashkëmoshatarët?

“Nje kopsht lulesh pa ferra do të quhej artificial” kjo thënie ka ndjekur rrugëtimin tim deri më sot .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0