Nvidia, kompania e parë në botë që kalon vlerën prej 5 trilionë dollarësh - Business Magazine Albania

Nvidia, kompania e parë në botë që kalon vlerën prej 5 trilionë dollarësh

Nvidia, kompania e parë në botë që kalon vlerën prej 5 trilionë dollarësh

Nvidia ka hyrë në histori si kompania e parë në botë që arrin një vlerë tregu prej 5 trilionë dollarësh, duke kapërcyer çdo rekord të mëparshëm në bursën globale.

Kërkesa e jashtëzakonshme për çipet e inteligjencës artificiale (AI) të kompanisë ka çuar vlerën e saj në nivele të papara më parë. Ky moment historik u arrit të mërkurën në hapje të tregjeve, vetëm tre muaj pasi Nvidia kishte kaluar pragun e 4 trilionë dollarëve. Për ta kuptuar më qartë ritmin e rritjes: kompanisë i janë dashur vetëm 13 muaj për të kaluar nga 3 në 4 trilionë dollarë. Aksionet e Nvidia-s (NVDA) u rritën me 3% në hapje të tregut, ndërsa gjatë vitit 2025 janë rritur me rreth 50%. Prej disa vitesh, kompania ka qenë ndër më të suksesshmet në indeksin S&P 500, falë bumit të investimeve në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Rritjen e çmimit të aksioneve të mërkurën e nxitën edhe pritshmëritë për një takim mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, që mund të hapte tregun kinez për çipet e nivelit të lartë të Nvidia-s. Një ditë më parë, CEO i kompanisë, Jensen Huang, gjatë fjalimit të tij në konferencën “GTC AI” në Uashington, shpalosi vizionin e tij për një të ardhme ku çipet e Nvidia-s do të përdoren në çdo fushë, nga kullat e telefonisë celulare deri te makinat me autopilot. Në të njëjtën kohë, një tjetër gjigant teknologjik, Apple, ka kaluar kufirin e 4 trilionë dollarëve, duke dëshmuar se iPhone mbetet ende një magnet për konsumatorët dhe investitorët, pavarësisht se kompania ka mbetur pas në garën për inteligjencën artificiale.

Lexo edhe:Mbledhja e qeverive Rama – Meloni, firmosen 16 marrëveshjet dhe memorandumet

Së fundmi, Nvidia dhe OpenAI kanë njoftuar një marrëveshje gjigante bashkëpunimi: OpenAI do të blejë çipa me vlerë miliarda dollarë, ndërsa Nvidia do të investojë 100 miliardë dollarë në kompaninë e ChatGPT-së, me pagesa që do të shpërndahen me kalimin e kohës. Për më tepër, Nvidia ka njoftuar një investim prej 5 miliardë dollarësh në Intel, i cili po përballet me vështirësi financiare. Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se ky “rreth investimesh të ndërsjella”, së bashku me ritmet e frikshme të rritjes së industrisë dhe paqartësinë mbi kthimin real të investimeve në AI, mund të krijojnë një flluskë financiare që rrezikon të shpërthejë. Sipas drejtuesve të kompanisë, gjatë shpalljes së rezultateve të tremujorit të fundit, Nvidia pret të përfitojë nga deri në 4 trilionë dollarë investime në infrastrukturën e AI deri në fund të dekadës. Vetëm në tremujorin e fundit, kompania ka realizuar gati 26 miliardë dollarë fitim neto, një shifër që e vendos në majën e botës së teknologjisë.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0