Nutriprep.ks është një ekip i përbërë nga sportistë, të cilët njohin rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm. Kjo nga nevojea e tyre për ushqim të shëndetshëm dhe të gatshëm, pasi jeta e një sportisti është shumë dinamike. Ekipi i nutriprep ka krijuar një startup biznes bazuar në këto nevoja.
Nutriprepks fitoi vendin e tretë në kohortin e dytë të inkubatorit të biznesit të organizuar nga VentureUP, dhe si fitues përveç çmimit në para me të cilat do të krijoj një linjë moderne të të ushqyerit shëndetshëm dhe gjithashtu do të ketë konsulencë gjatë një viti nga ekspertët më të mirë në vend.
Nutriprep.ks ofron një plan javor të personalizuar për çdo klient në bazë të specifikave kalorike të kërkuara.
Lexo: KFConsole, edhe ushqim edhe lojë
Duke parë obezitetin si problem serioz të shoqërisë, ekipi i nutriprep ka krijuar gjithashtu një meny për këtë kategori.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.