Nutricionistja Diola Dosti, imazhi i linjës së shëndetshme të Spar Albania - Business Magazine Albania

Nutricionistja Diola Dosti, imazhi i linjës së shëndetshme të Spar Albania

Nutricionistja e mirënjohur shqiptare, bëhet Brand Ambasador e linjës së shëndetshme Spar Albania. Spar Albania ka filluar fushatën e ushqyerjes së shëndetshme, ku dy herë në muaj do të mbajë konsulta nutricionale falas me nutricionisten, për t’u dhënë mundësi të gjithë blerësve që të marrin informacionet e duhura mbi përzgjedhjet e zgjuara ushqimore. Në bazë të problematikave të ndryshme shëndetësore që kanë klientët, tani do të kenë mundësinë që të marrin rekomandimet ushqimore apo dhe shportat ushqimore të përshtatura për regjimin e tyre.

Jo vetëm kaq. Kohët e fundit, Diola është bërë pjesë e Bashkisë së Tiranës me një nga projektet e Bashkimit Europian, Food Trails, si eksperte e ushqimit, një projekt që konsiston në menaxhimin dhe sistemimin e mbetjeve ushqimore.

Diola Dosti vjen nga një përvojë e gjatë dhe me punë të dedikuar në fushën e nutricionit.  Ajo është PhD cand. në Nutrition /Food science dhe CEO e linjës së nutrikozmetikës Dbotanical. Me shitjen e kremërave me bimë të certifikuara organike, ndihmon 50 familje shqipëtare, të cilat merren me rritjen, grumbullimin dhe kultivimin e bimëve mediciale në Kosovë.

Lexo: Kujdes nga dietat plot me proteina

CEO e platformës online Mësimet e Diolës, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi mënyrën e drejtë të ushqyerit dhe mënyrën e shëndetshme të të jetuarit.

Ka studiuar Shkencat e Natyres, Shkencat e Mjekësise dhe Shkencën e Ushqimit. Libri i saj ‘Mësimet e Diolës, ushqim për çdo sëmundje’, u vlerësua si ‘Best seller’, në vendin e 4-të, pas Ismail Kadaresë, nga Shoqata e Botuesëve të Kosovës, në vitin 2018.

Një dekadë e plotë si pjesëmarrëse aktive nëpër mediume të ndryshme televizive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni mbi tematikat e shëndetit dhe ushqimit të drejtë.

Hartuese e planeve nutricionale për shumë kopshte, cerdhe dhe shkolla në Shqipëri dhe Kosovë.

Terapia Nutricionale Online, aplikuar nga “Mësimet e Diolës” lehtësoi punën e pacienteve që mjaftonin të dërgonin analizat dhe diagnozën online. Në bazë të tyre, hartohej terapia ushqimore specifike, e cila dërgohej në email.

Lektore (pedagoge) e lëndës së Nutricionit pranë University of Business and Technology, Institutit Kulinar Neranxi, Kolegjit Fama dhe Akademise ‘Momentum’.

Hartuese e plan programit për studentët e nutricionit në Akademinë Italiane të Nutricionit në Prishtinë.

Moderatore e nutricionit në rubrikën ‘Lifestyle medicine’ në Hipokrati – Top Channel.

Ka pasion terapitë nutricionale dhe fushën e mjekësise ortomolekule, mjekësisë funksionale, e cila bazohet në shërimin e sëmundjeve me anë të ushqimeve dhe suplementeve ushqimore. Merret kryesisht me hartimin e planeve ushqimore tek pacientët me probleme të ndryshme shëndetesore, duke përfshirë dhe fëmijët që vuajnë nga crregullimet e spektrit të autizmit.

Ka qenë kandidate për Globen Women Awards 2019, pjesë e Globen Women summit, Londër. Ajo u përzgjodh në kategorinë ‘Global Women Aspiration’ në Kosovë.

Përfaqësuese e vlerave ushqimore të gatimeve shqiptare në studimin më të madh ballkanik ‘Nutritional and Health Aspects of Food in Balkans, me një analizë të ushqimeve tradicionale.

Për të gjitha këto, Business Magazine, e ka përzgjedhur mes 50 shqiptarëve më të suksesshëm në botë, në vendin e 38, mes të cilëve u listuan emra si Ismail Kadare, Dua Lipa, Bebe Rexha etj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0