Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti Shqiptar i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rrjetet e internetit mobile 3G dhe 4G aktualisht përdoren nga 2.16 milionë përdorues.
Statistikat gjithashtu tregojnë se numri i përdoruesve të internetit të celularëve është rritur me 18.4% në tremujorin e tretë të vitit 2017. Ka katër operatorë të komunikimit mobil që ofrojnë shërbimin e internetit për këta përdorues.
Gjithashtu, është vërejtur një rritje në numrin e përdoruesve të cilët paguajnë për shërbime të integruara të internetit (televizion, shërbime telefonike dhe interneti në një paketë). Kjo kategori tashmë ka arritur në 98,000, duke u rritur me 23% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016.
/ATA
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto