Numërohen rreth 7500 milionerë "të vegjël" në Shqipëri - Business Magazine Albania

Numërohen rreth 7500 milionerë “të vegjël” në Shqipëri


Numri i individëve që kanë të ardhura vjetore mbi 15 mijë € në vit u rrit me 18.3% vitin e kaluar.

Të dhënat bëhen publike nga administrata tatimore. Ligji shqiptar detyron çdo person që realizon të ardhura mbi 2 milionë lekë ose 15 mijë € në vit, të dorëzojë në tatime deklaratën e të ardhurave vjetore.

Në këtë dokument, individi deklaron të ardhurat që ka fituar për gjithë vitin parardhës nga paga, qeratë e pronave, apo dividenti, pa përfshirë fitimin nga biznesi i vogël.

Sipas Tatimeve, në vitin 2015 pati vetëm 6.340 qytetarë, të cilët fituan më shumë se 2 milionë lekë të ardhura për gjithë vitin. Por vitin e kaluar lista u shtua dhe me 1.200 persona të tjerë, duke arritur në 7.500 vetë.

Të dhënat tregojnë se numri i personave, të cilët fitojnë mbi 15 mijë € në vit po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Por sërish ai mbetet i ulët në raport me numrin total të të punësuarve, përkatësisht vetëm 1.2%, pa përfshirë të punësuarit në sektorin bujqësor.

Sistemi tatimor në Shqipëri i takson në mënyrë progresive të ardhurat e individëve me tre shkallë të ndryshme tatimore, 0-13 dhe 23%. Kjo rrit rrezikun për evazion, pra që shumë individë të mos deklarojnë të ardhurat reale.

Por rritja e vetëdeklarimeve tregon se qytetarët janë ndërgjegjësuar, ose ekonomia ka prodhuar më shumë milionerë sipas standardit shqiptar.

burimi: antpress.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0