“Nuk ka më para të shpejtë”/ Ekonomia globale duhet të përgatitet për një “tronditje” 410 miliardë dollarëshe - Business Magazine Albania

“Nuk ka më para të shpejtë”/ Ekonomia globale duhet të përgatitet për një “tronditje” 410 miliardë dollarëshe

Zhvendosja globale nga lehtësimi i kushteve financiare është gati të përshpejtohet pasi një shpërthim gjatë pandemisë i blerjes së obligacioneve nga bankat qendrore po kthehet në trajektoren e kundërt, duke kërcënuar një tjetër tronditje për ekonomitë dhe tregjet financiare të botës.

Bloomberg Economics vlerëson se Bankat Qëndrore në grupin e shtatë vendeve do t’i zvogëlojnë bilancet e tyre me rreth 410 miliardë dollarë në pjesën e mbetur të vitit 2022. Është një kthesë e fortë nga viti i kaluar, kur ata shtuan 2.8 trilionë dollarë – duke e çuar zgjerimin total në më shumë se 8 trilionë dollarë që nga mbërritja e Covid-19.

Kjo valë e mbështetjes monetare ndihmoi në mbështetjen e ekonomive dhe çmimeve të aseteve përmes krizës së shkaktuar nga pandemia. Bankat qendrore po e tërheqin këtë mbështetje – me vonesë, sipas disa kritikëve – ndërsa inflacioni rritet në nivelet më të larta të disa dekadave.

Lexo edhe: Çmime të larta dhe rritje e dobët ekonomike. Europa goditet nga lufta dhe pandemia

Ndikimi i dyfishtë i tkurrjes së bilanceve dhe normave më të larta të interesit shtohet në një sfidë të paprecedentë për një ekonomi globale tashmë të goditur nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe bllokimet e reja të Kinës prej Covid.

Ndryshe nga ciklet e mëparshme shtrënguese kur Rezerva Federale e SHBA ishte e vetme në tkurrjen e bilancit të saj, këtë herë pritet të bëjnë të njëjtën gjë dhe gjashtë vendet e tjera në G7.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0