Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë në Kosovë - Business Magazine Albania

Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë në Kosovë


Këtë të hënë Komiteti për të drejtat dhe liritë civile dhe punë të brendshme në Parlamentin Evropian ka votuar për raportin e Tanja Fajon – raportuese e posaçme për liberalizimin e vizave të Kosovës, por që është refuzuar që kjo çështje të kalojë në votim në parlament.

Në Ballë për Ballë të Klan Kosova e ftuar ka qenë profesoresha universitare Jehona Lushaku-Sadriu.

Këtë çka ndodhi sot në Strasburg për Lushakun është një gjysmëhap i bërë për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Këtu ne kemi marrë një PO, gjithsesi me rezultat të ngushtë, por që përsëri jemi kushtëzuar me disa elemente të cilat nuk i kemi përmbushur.”

Sot është autorizuar deputetja e Parlamentit Evropian që të mbledh fakte, e më pas të dëshmojë përmbushjen e kritereve.”

“Dy kriteret janë të ndryshe, një është demarkacioni që duhet të kalojë edhe pse duket vështirë i menaxhueshëm, kurse kriteri i dytë është lufta e korrupsionit.”

“Institucionet kosovare duhet të dëshmojnë me kohë luftimin e këtyre dukurive.”

“Varet nga institucionet e Kosovës se sa shpejtë do të punojnë në mënyrë që të vazhdojë procesi.”

“Procedurat e vendimmarrjes në Be janë paksa të ndërlikuara.”

“Nga diskutimet që janë bërë në komisionin parlamentar,” LDK është pjesë e EPP, por që kundërshtonin.”

“Procedurat e vendimmarrjes në BE zgjatin kohë më të gjatë, po ashtu edhe në këshill ka afate kohore.

Sadriu më tej ka thënë se pranvera e vitit 2017 mund të jetë koha kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.

Burimi: klankosova.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0