Nuk je programues? Aspak problem, me ndihmën e Inteligjencës.... - Business Magazine Albania

Nuk je programues? Aspak problem, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale mjafton të kesh idenë

~6 minuta lexim

Me gjithë zhvillimet e fundit nga Inteligjenca Artificiale, asgjë që dëgjojmë nuk përbën më habi. I fundit është rasti i Karpathy, një gazetari që muajt e fundit ka qenë tejet i zënë duke programuar. Ai nuk është programues, nuk mund të shkruajë asnjë rresht kodi në Python, JavaScript apo C++. Ka vetëm një eksperiencë të shkurtër në adoleshencë kur eksperimentoi me ndërtimin e faqeve të internetit dhe animacioneve në Flash, por pa qenë inxhinier softuerik dhe pa ambicie për të braktisur gazetarinë për një karrierë në teknologji. Duket një kontradiktë apo jo?

Së fundmi, “Vibecoding” e ka bërë profesionist të fushës duke e ndihmuar të krijojë projekte të ndryshme si: një mjet që transkripton dhe përmbledh podkaste të gjata, një aplikacion që organizon faqeshënuesit e tij në rrjetet sociale në një bazë të dhënash të kërkueshme, një faqe që i tregon nëse një mobilje mund të futet në bagazhin e makinës së tij apo jo dhe një aplikacion i quajtur LunchBox Buddy, i cili analizon përmbajtjen e frigoriferit të tij dhe e ndihmon të vendosë se çfarë të përgatisë për drekën e djalit të tij.

Lexo gjithashtu: Infermierët e së ardhmes, a do të kujdesen robotët për të moshuarit në Japoni?

Çfarë është Vibecoding?

Vibecoding, një term i popullarizuar nga studiuesi i inteligjencës artificiale Andrej Karpathy, përshkruan mënyrën se si mjetet e sotme të A.I. lejojnë edhe ata pa njohuri teknike të ndërtojnë aplikacione dhe faqe interneti duke dhënë vetëm disa udhëzime me tekst. Nuk është e nevojshme të dish të kodosh për të bërë vibecoding, mjafton një ide dhe pak durim.

“Nuk është vërtet programim,” shkroi Karpathy kohët e fundit. “Thjesht shoh gjëra, them gjëra, ekzekutoj gjëra dhe kopjoj e ngjis gjëra, dhe zakonisht funksionon.”

Eksperimentet e tij me vibecoding janë përqendruar në krijimin e “softuerit për një person”: aplikacione të vogla, të personalizuara, që zgjidhin probleme specifike në jetën e tij. Nuk janë produkte që një kompani e madhe teknologjike do të ndërtonte, nuk kanë treg të gjerë, funksionaliteti i tyre është i kufizuar dhe disa prej tyre ndonjëherë funksionojnë pjesërisht.

Por përvoja e ndërtimit të softuerit në këtë mënyrë, duke përshkruar një problem me disa fjali dhe më pas duke parë një model të fuqishëm të A.I. që krijon një mjet të personalizuar për ta zgjidhur atë, është e jashtëzakonshme.

Mjetet e kodimit me A.I. nuk janë një fenomen i ri. Platformat si GitHub Copilot kanë ekzistuar prej vitesh, duke ndihmuar programuesit profesionistë të punojnë më shpejt, kryesisht duke përfunduar rreshtat e kodit ashtu siç ChatGPT përfundon fjalitë në një bisedë. Por përdoruesit duhej ende të dinin të programonin për të përfituar plotësisht nga këto mjete.

Ndërkohë, në një ose dy vitet e fundit, janë shfaqur mjete të reja që shfrytëzojnë modele më të fuqishme të A.I., duke u dhënë edhe fillestarëve mundësinë të programojnë si profesionistë.

Mjetet si Cursor, Replit, Bolt dhe Lovable funksionojnë pothuajse njësoj: përdoruesi shkruan një komandë të thjeshtë, mjeti propozon një dizajn, zgjedh gjuhën dhe paketat më të përshtatshme të programimit dhe më pas fillon të ndërtojë produktin. Shumica ofrojnë përdorim falas të kufizuar, me opsione të paguara për funksionalitete më të avancuara.

Lexo gjithashtu: Orët inteligjente mund të ndihmojnë në zgjidhjen e vrasjeve, por si?

Programimi si “magji”

Për dikë pa eksperiencë në kodim, vibecoding duket si magji. Pasi shkruan një komandë, rreshta të panjohur kodi shfaqen shpejt në ekran, dhe pak çaste më vonë, nëse gjithçka shkon mirë, del një prototip funksional. Përdoruesi mund të bëjë sugjerime për ndryshime dhe përmirësime, dhe kur është i kënaqur, mund ta publikojë produktin e tij në internet ose ta përdorë në kompjuterin e tij. Procesi mund të zgjasë disa minuta apo disa orë, në varësi të kompleksitetit të projektit.

Ja si funksionoi kur ky gazetar përdori Bolt për të ndërtuar një aplikacion që e ndihmon të zgjedhë drekën e djalit të tij bazuar në një foto të frigoriferit:

  1. Aplikacioni analizoi detyrën dhe e ndau në pjesë përbërëse.
  2. Gjeneroi një ndërfaqe të thjeshtë përdoruesi.
  3. Zgjodhi një mjet njohjeje të imazheve për të identifikuar ushqimet në frigorifer.
  4. Krijoi një algoritëm që sugjeron receta bazuar në ato ushqime.

Brenda 10 minutash, aplikacioni LunchBox Buddy ishte gati. Ai i sugjeroi një sanduiç të thjeshtë me gjel deti.

Po a gabon Inteligjenca Artificiale?

Sigurisht, jo të gjitha eksperimentet e Karpathy kanë qenë të suksesshme. Ka kaluar javë të tëra duke u përpjekur të ndërtojë një asistent email-i që mund t’u përgjigjet mesazheve të tij në stilin personal të të shkruarit. Po ashtu, ka hasur pengesa kur ka tentuar të integrojë  A.I. në aplikacione si Google Photos dhe iOS Voice Memos, të cilat nuk janë krijuar për t’u kombinuar me mjete të jashtme.

A do ta zëvendësojë A.I. programimin?

Për momentin, vibecoding është kryesisht një mjet për projekte argëtuese ose për të automatizuar detyra të bezdisshme. Por kjo mund të ndryshojë shpejt. Kompanitë e mëdha po punojnë për të krijuar agjentë të inteligjencës artificiale që mund të zëvendësojnë programuesit njerëzorë. Në fakt, Google ka pranuar se më shumë se një e katërta e kodit të ri të tij tani është krijuar nga A.I.

Karpathy u shpreh se nëse do të ishtë një programues fillestar, ndoshta do të shqetësohej për të ardhmen e tij profesionale, por në fund ai mbetet thjesht dikush që i pëlqen të eksperimentojë me teknologjinë në jetën e përditshme dhe për momentin “Vibecoding” është një nga mënyrat më emocionuese për ta bërë këtë.

New York Times 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një lider i mirë ngre të tjerët, jo veten.”
— Booker T. Washington
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0