Nokia po rikthehet fuqishëm me një super telefon me 5 kamera

Nokia po rikthehet fuqishëm me një super telefon me 5 kamera


Mesa duket Nokia po bën një telefon me 5 kamera të pasme.

Nokia 9 PureView, siç quhet, është prezantuar këtë të hënë në një video promocionale.

Sipas videos, kamerat e këtij telefoni kanë aftësinë për të shkrepur 5 foto të njëpasnjëshme me 10 herë më shumë dritë. Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë fokusin e fotove, një opsion ky i disponueshëm në telefonat e sotëm.

Lexoni: Një retrospektivë mbi rrugën e Nokia, legjendën e komunikimit mobile

Nokia 9 PureView ka një ekran 5.99 inç me një skaner të shenjës së gishtit poshtë ekranit, një proçesor Qualcomm Snapdragon 845, 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Karikimi bëhet i mundur me fishë por dhe me wireless, ndërsa kapaciteti i baterisë është fantastik. Një telefon i  mahnitshëm që na ka lënë pa fjalë.

Nëse po pyesni veten përse një telefoni i nevojiten pesë kamera të pasme, ne akoma nuk kemi një përgjigje për këtë. Trendi i rritjes së numrit të kamerave duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë, smartphonet e vitit 2018 kanë patur të paktën 3 kamera.

Idea, në shumicën e rasteve, është që të ketë një numër lentesh të ndryshme për detyra të ndryshme, me ekran të gjerë, makro, zmadhim, etj. Pesë kamera të pasme tingëllon çuditshëm, por performanca e tyre do të varet nga sa mirë e përpunon softueri të gjithë këtë informacion.

Po ju lëmë t’i hidhni një sy nga afër telefonit përmes videos më poshtë:

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0