Nokia, kompania që mbante botën në dorë! - Business Magazine Albania

Nokia, kompania që mbante botën në dorë!

Nokia, kompania që mbante botën në dorë!

Në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, nëse do të kishe një telefon, shumë gjasa ishte që ai të ishte Nokia. Me dizajne praktike, qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe një reputacion të pakrahasueshëm për cilësi, Nokia ishte sinonim i teknologjisë mobile. Por historia e kësaj kompanie finlandeze nuk është vetëm një histori suksesi,  është gjithashtu një paralajmërim për çdokënd që zgjedh të mos evoluojë me kohën.

Epoka e artë: Kur Nokia lidhte botën

Themeluar në vitin 1865 si një fabrikë letre, Nokia evoluoi ndër vite në një korporatë teknologjie. Por ishte në dekadën e fundit të shekullit XX që ajo do të bënte revolucionin e saj më të madh: dominimin e tregut të telefonisë mobile. Modele ikonike si Nokia 3310 u bënë pjesë e pandashme e jetës së përditshme të miliona njerëzve në të gjithë globin. Në vitin 2007, Nokia kontrollonte mbi 50% të tregut global të telefonave celularë, duke lënë larg çdo konkurrent. Slogani “Connecting People” nuk ishte vetëm një moto marketingu – ishte realiteti i një kompanie që e kishte në dorë rrjetin e komunikimit të njerëzimit.

Por gjithçka ndryshoi më 9 janar 2007, kur Steve Jobs prezantoi iPhone, një pajisje me ekran të plotë me prekje, pa tastierë fizike, e aftë të shndërrohej në kamerë, muzikant, shfletues interneti dhe më shumë. Në fillim, shumë në industrinë e telefonisë, përfshirë drejtuesit e Nokia, e përçmuan këtë risi. Ata besonin se konsumatorët nuk do të heqin dorë nga tastierat fizike. Por publiku ra në dashuri me idenë e një telefoni “smart”.

Gabimi strategjik: Injorimi i së ardhmes

Ndërkohë që Apple dhe më pas Google me Android nisën të revolucionarizojnë tregun, Nokia zgjodhi të vazhdojë me sistemin operativ Symbian, një platformë tashmë e tejkaluar nga dinamika e re teknologjike. Vetëm kur tregu tashmë ishte pushtuar nga iOS dhe Android, Nokia filloi të përpiqej të kthehej në garë. Por ishte shumë vonë.

Lexo edhe:Elon Musk sfidon Trump: A ka shanse partia e re për sukses në SHBA?

Nga një lider global në një kompani që luftonte për mbijetesë, Nokia u shit në vitin 2013 tek Microsoft për rreth 7 miliardë dollarë. Tentativa për t’u rilindur si një markë smartphone-sh Windows dështoi. Marka që dikur simbolizonte suksesin teknologjik… u kthye në një kujtim nostalgjik për miliona përdorues.

Historia e Nokia nuk është histori e mungesës së burimeve apo aftësive teknike. Është histori e mospranimit të ndryshimit, e mbivlerësimit të status quo-së dhe e nënvlerësimit të inovacionit. Në një botë ku teknologjia ndryshon me shpejtësi marramendëse, asnjë kompani, sado e madhe ,nuk është e paprekshme. Nokia nuk humbi sepse nuk kishte teknologji. Humbi sepse nuk pa të ardhmen, sepse nuk pati guxim të ndryshonte kur bota ndryshoi.

Nokia sot? Pas shumë përpjekjesh për t’u rilindur, Nokia është ende aktive në fushën e pajisjeve dhe infrastrukturës së rrjeteve. Por nuk është më marka që dikur mbante botën në dorë.

Inovacioni nuk pret askënd. Për të mbijetuar, duhet të parashikosh të ardhmen,  jo vetëm të kujdesesh për të tashmen.

knowledge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0