Nobeli në Fizikë i jepet tre shkenctarëve. Zbulime të rëndësishme në fushën e mekanikës kuantike - Business Magazine Albania

Nobeli në Fizikë i jepet tre shkenctarëve. Zbulime të rëndësishme në fushën e mekanikës kuantike

Çmimi Nobel për Fizikë u është ndarë tre shkencëtarëve: francezit, Alain Aspect, amerikanit, John Clauser dhe austriakut, Anton Zeilinger, për zbulimet e tyre në fushën e mekanikës kuantike. Puna e tyre befasuese i hap derën një dimensioni të ri, atë të punuarit në super kompjuterë dhe komunikimit të koduar.

Tre shkencëtarët u vlerësuan nga komiteti i Nobelit, për përparimet e tyre në atë që njihet si  mekanika kuantike , studimin e sjelljes së fotoneve dhe atomeve. Zbulimet e tyre kanë shtuar dhe çuar më tej punën e John Stewart Bell, teorema e të cilit ndryshoi kuptimin e botës shkencore për mekanikën kuantike.

Puna e treshes “ka hedhur themelet për një epokë të re të teknologjisë kuantike”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Ky çmim – i vjetër më shumë se një shekull – ka vlerën e 902.315 dollarëve amerikanë, dhe ndahet nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë. Nobeli për Fizikë është çmimi i dytë që ndahet këtë javë, pasi suedezi, Svante Paabo është nderuar në fushën e Mjekësisë më 3 tetor.

Në ditët në vazhdim do të ndahen çmimet Nobel për Paqe, Letërsi, Kimi dhe Ekonomi. Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve mbahet më 10 dhjetor, për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-1896) I njohur për shpikjen e dinamitit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0