Eventi final i programit “Empowering Early-Stage Start-Ups”, Demo Day shënoi kulmin e një programi inkubimi tre mujor, të mundësuar nga EU4Innovation dhe të zbatuar nga DigitSapiens, atene KOM Albania dhe ABSL Albania, i krijuar për të mbështetur start-up-et në fazat e hershme. Gjatë Demo Day, startup-et e tyre patën mundësinë të shfaqin idetë e tyre inovative dhe startup-et në zhvillim e sipër, të fokusuara në Ekonominë e Gjelbër, Ekonominë Qarkulluese dhe Inovacion, përpara një jurie të përbërë nga individë të nderuar nga akademia, sektori privat, OJQ-të dhe ekosistemi i startup-eve.
Pas check-in-it dhe networking, me përfaqësues të EU4Innovation, konsorciumit, dymbëdhjetë start-up të përzgjedhur pas workshop-eve të programit dhe përgatitjeve të Demo Day, juria u prezantua fillimisht para audiencës. Pas prezantimeve, start-up-et filluan prezantimet e tyre para jurisë dhe audiencës. Secili prej dymbëdhjetë startup-eve në fazën fillestare kishte 3 minuta për të kryer prezantimin dhe 3 minuta sesion Q&A me jurinë.
Pas sesionit të prezantimeve, një tjetër pauzë për networking ishte planifikuar për të gjithë pjesëmarrësit për të shijuar pijet dhe ushqimin, ndërsa juria dha rezultatet e saj dhe vendosi për fituesit.
Çdo anëtar jurie bëri një vlerësim individual për çdo start-up sipas secilës kategori. U vendos që secili prej anëtarëve të jepte 3 fituesit që ata nxorrën nga vlerësimi i tyre, nga të cilët njëzëri ishte vendi i parë n’Arte nga Zhdanova Lleshaj. Vendi i dytë Stampisti nga Elena Velaj u rendit në raportin 4/5 dhe i treti BLERT nga Jursi Temali gjithashtu. 5 kritere që secili anëtar i jurisë duhej të vlerësonte nga çdo start-up:
-Inovacioni & Uniciteti
-Potenciali i tregut
-Ekzekutimi
-Ekipi/Pitching
-Ndikimi dhe Përgjegjësia Sociale
Përpara se t’u jepeshin pikët dhe çmimet tre sipërmarrjeve më të mira, u njoftua se iu dha aksesi për të paraqitur idetë e tyre përpara Angel Investors në një nga sesionet e ardhshme pitching të organizuar nga Keiretsu Forum SEE. Chapter Coordinator i Forumit SEE Ravik Mima Keiretsu foli disa fjalë duke shpjeguar se çfarë saktësisht është Keiretsu, si funksionon dhe rrugëtimin e bizneseve fillestare që marrin pjesë në forum.
Vendi i tretë BLERT ishte fituesi i parë që fitoi aksesin në Keiretsu Forum SEE, vendi i dytë Stampisti veç aksesit ne forum mori gjithashtu një çmim 500 EUR nga DigitSapiens dhe në fund fituesi N’arte mori një çmim 1000 EUR nga DigitSapiens përveç aksesit sigurisht.
Drejtori i Përgjithshëm i Start-up Agency Albania Arjan Ymeri u bashkua pas dhënies së çmimeve për të folur disa fjalë mbi mbështetjen dhe orientimin që startup-et kanë nevojë dhe mbështetjen që ata aktualisht po marrin dhe do të marrin nga aktorë të ndryshëm të ekosistemit dhe nga qeveria që ka krijuar struktura për këtë qëllim si Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Start-up Albania natyrisht.
Më pas vazhdoi networking edhe për një orë tjetër në mënyrë që startup-et fillestare veçanërisht të mund të ndërtonin lidhje me aktorë të ndryshëm nga ekosistemi.
Lexo edhe: STARTUP LIFE IN ALBANIA: 3DSKAI & DigitSapiens, në ndihmë të konsumatorit shqiptar.
BusinessMag intervistoi 3 fituesit e këtij programi inkubimi në lidhje me punimet që prezantuan, qëllimet që kishin si edhe eksperiencën me inkubatorin:
Zhdanova Lleshaj: Jam themeluese e n’Arte. Në Demo Day-n e Empowering Early-Stage Start-Ups, prezantova n’Arte, një platformë marketplace, që synon të fuqizojë artistët shqiptarë, të rinj dhe profesionistë, të arteve të bukura, duke u dhënë një hapësirë dixhitale për tu ekspozuar, promovuar dhe për të gjeneruar të ardhura me shitjen e artit të tyre. Përzgjedhja e kësaj teme, vjen natyrshëm nga pasioni për artin ushqyer në familje nga im atë dhe ime motër, por gjithashtu nga fakti se si artistë ata përballen cdo ditë me sfidat e tregut të arteve të bukura në Shqipëri.
Synimi i n’Arte është të krijojë një ekosistem të qëndrueshëm për artin shqiptar, tu ofrojmë artistëve një mbështetje holistike për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe një audiencë më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare përmes teknologjisë.
Me një fokus të veçantë në diasporën shqiptare, n’Arte synon të bëhet ura lidhëse midis artistëve shqiptarë dhe adhuruesve të artit në mbarë botën, duke promovuar një koleksion unik arti shqiptar që nuk mund të gjendet askund tjetër. n’Arte është në fazë zhvillimi, falë mbështetjes edhe një granti të fituar nga programi i inkubimit JUP2.0 i JA Albania. Ndërkohë patjetër Demo Day i Empowering Early-Stage Start-Ups, shënjoi kulmin e programit 3-mujor të inkubimit, ku n’Arte fitoi vendin e parë, një çmim nga Digitsapiens për gjithë impenjimin ndaj programit, dhe u përfitua mundësia për të prezantuar në Keiretsu Forum SEE, që do na lidhë me investitorë potencialë. Jemi mirënjohës dhe entuziastë për gjithë rrugëtimin dhe mbështetjen që kemi marrë për të sjellë n’Arte, në jetë, në botën e artit.
Elena Velaj: Unë prezantova biznesin tim të vogël me të cilin po merrem full time, quhet Stampisti! Tema që kisha zgjedhur të prezantoja është ideja e një platforme print on demand / website e-commerce në lidhje me punën që po bëj çdo ditë dhe që do të lehtësonte punën dhe do të shkurtonte kohën e kryerjes së porosive. Qëllimi që kisha ishte prezantimi i kësaj ideje, për ta bërë të njohur fillimisht dhe për të marrë financim normalisht.U përzgjodha fituese e vendit të dytë, u shpërbleva me 500 euro nga DigitSapiens dhe mundësinë për të qenë pjesë e Kieretsu Forum.
Jursi Temali: Prezantova Blert një koncept i qëndrueshëm i të shijuarit të pushimeve pa sjellë dëme në natyrë. Blert është një kabinë pushimi e ricikluar nga një kontenier transporti detar. Është edhe një mundësi alternaitve e turizmit të qëndrueshëm dhe shembull nxitës i ekonomisë qarkulluese.Më shtuy nisma personale dhe një qëllim jetësor në qëndrueshmëri dhe të jetuarit në harmoni me çka na rrethon duke njohur dhe respektuar florën, faunën, ushqimin, materialet, njerëzit dhe mundin e tyre për punë.Pjesmarrja në këtë inkubator më ka sjellë mundlsinë për të prezantuar idenë time në Keiretsu Forum
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.