Njihuni me mentorët e Women Startup Competition - Business Magazine Albania

Njihuni me mentorët e Women Startup Competition

mentorët e Women Startup Competition

Kanë mbetur edhe pak orë për të aplikuar në Women Startup Competition. Ju mund të aplikoni KETU . Skuadra mirëpret aplikimit ndërsa zbulon se cilët do të jenë mentorët e vajzave dhe grave sipërmarrëse. Pas kësaj faze, ekipet futen në procesin e mentorimit dhe do të zhvillojnë disa seanca me mentorët përkatës, deri në fund të muajit tetor. 10 idetë e përzgjedhura do të kenë fatin të jenë protagonistët e mbrëmjes finale me 5 nëntor në Hotel Adriatik, në Durrës.

Më poshtë ju prezantojmë mentorët e edicionit të parë WSC në Shqipëri. Ato janë:

Marjana Murrja, Drejtore e Marketingut dhe komunikimit prane kompanisë së teknologjisë Logical Albania. Në ekspertizën e saj është strategjia e ndërtimit të markës. Menaxhimi i markës, përmirësimi i përvojës së konsumatorit, marketing dhe marketimi përmes njerëzve.

Silvana Kulla, sipërmarrëse. Ajo drejton prej gati 17 vitesh Si-Mac Albania, kompaninë e specializuar në tregtinë dhe mirëmbajtjen e makinerive në fushën e përpunimit të drurit, gurit dhe xhamit, distributor ekskluziv për rajonin të grupit më të madh në Itali, SCM GROUP SPA. Silvana ka reformuar tregun e prodhimit të mobilerisë në vendin tonë, duke sjellë pajisjet e duhura dhe duke ndihmuar sipërmarrësit përpunues te bëjnë investimet e duhura. Klietët e saj janë kompani të mëdha në prodhimin e pajisjeve të arredimit, pajisjeve drusore etj. Dhjetëra kompani sot eksportojnë në tregje të ndryshme të botës, pikërisht falë rritjes së kapaciteteve pas investimeve të kryera dhe parneritetit të vendosur me sipërmarrësen Silvana Kulla. Zonja Kulla është e fokusuar në studimin e tregut, planin e zhvillimit dhe të zgjerimit për të kryer aktivitetin.

Ju mund të aplikoni KETU me idenë tuaj të biznesit

Arbresha Talla, është menaxhere e programit Startup Live, Vjenë. Ajo është një mbështetëse e Startupeve dhe grave në biznes si dhe Ambasadore e Ëomen Startup Competition në Kosovë. Arbresha ka asistuar startupet austriake dhe ato të Kosovës në disa edicione për procesin e mentorimit dhe përgatitjes së prenzatimit të idesë së biznesit në vetëm 3 minuta.

Charo Coll, është eksperte në fushën e marketingut dhe PR. Ajo vjen nga Spanja dhe është pjesë e organizatës në fushën e startupeve somosfundadoras. E angazhuar në shoqatën e zhvillimit të biznesit të sipërmarrjeve të reja, drejtuar nga gratë, Charo ka njohuri të mira rreth zhvillimeve në tregun eurpian, tendencat dhe cfarë kërkon tregu europian nga një startup.

Gerti Boshnjaku, sipërmarrës prej 14 vitesh ka ndjekur dhe mbështetur me vëmendje startupet në Shqipëri. Businessmag.al, një nja produktet e tij, lindi dhe u zhvillua si startup. Për disa vite ai ka drejtuar Startup Grind, dhe sot ështe edhe drejtues i platformës Albaniatech.org, dhe bashkëorganizator I konferencës më të madhe të marketingut digjital @AllWeb, e cila këtë vit zhvillohet me 2 Nëntor në Tiranë.

Albana Mucaj, sipërmarrëse pre më shumë se 6 vitesh dhe njohëse e mirë e zhvillimeve të sipërmarrjes për 20 vitë ne tëgun vendas dhe ato global. Me Qendrën Kallz, ajo ka sjellë një risi në fushën e edukimit, duke kombinuar edukimin me zhvillimin e aftësive soft skills. Kallz u vlerësua si një nga pesë idetë më të mira të biznesit në vitin 2016 nga programi i GIZ, IDEA. Ajo drejton Women Startup Competition për Shqipërinë.

 

Ju mund të aplikoni KETU me idenë tuaj të biznesit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0