Nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është Kina ajo e cila ka krijuar një superkompjuter, me teknologjinë më të avancuar dhe më të fuqishme në botë.
“Sunway TaihuLight” 39petaflop, (njësi e shpejtësisë e barabartë me një milion), është instaluar në Qendrën Kombëtare të kompjuterëve në Wuxi të Kinës.
Ky kompjuter mund të kryejë rreth 93 trilionë kalkulime në sekondë. “Aplikimet e saj kryesore përfshin të gjitha programet më të avancuara, duke përfshirë parashikimin e motit me analizën e të dhënave”, ka bërë të ditur Jack Dongarra për krijimin e fundit.
Ai ka shtuar se kompjuteri ka më shumë se 10.5 milion pjesë qendrore të përpunimit të të dhënave dhe 40 mijë e 960 nyje të cilat lidhen me një sistem operativ me bazë në Linux. Kina ka kaluar një hap para SHBA-së, duke renditur 167 kompjuterë të teknologjisë së lartë, nga top listën e 500 kompjuterëve , ku SHBA ka renditur 165.
Ndërkohë pozicionet e tjera në top 10-tëshen, të botuar dy herë në vit, janë të kryesuara nga Japonia, Zvicra, Gjermania dhe Arabia Saudite.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto