Njihuni me kamerën fluturuese të Amazon

Njihuni me kamerën fluturuese të Amazon

Amazon

Divizioni Smart Home i Amazon prezantoi një kamer fluturese, e cila fluturon vetëm nëse sensorët e saj identifikojnë një të huaj në shtëpi.

Është dizajnuar për tu aktivizuar kur familjarët nuk janë në shtëpi, punon në ambiente të brendshme dhe funksionon vetëm në një kat ose ndërtesë.

Kur Always Home Can aktivizohet, familjarët do të marrin një njoftim në smartfon duke u dhënë mundësinë të shohin pamje live.

Lexoni: LinkedIn rimodelohet, ofron opsione të reja për përdoruesit

Amazon tha se pajisja është ndërtuar duke pasur në fokus privatësinë. Pajisja kushton 250 dollarë dhe do të shitet për momentin vetëm në SHBA.

I njëjti divizion prezantoi edhe një kamer sigurie dizajnuar për tu përdorur në makinë dhe monitoron aktivitetin afër makinës kur është e parkuar. Shpenzimet konsumatorë në pajisje Smart Home do të ulen këtë vit me 15% për shkak të rënies ekonomike nga Covid-19. Por parashikimet flasin për rritje të kërkesës në 2021.

CBS News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0