Folësit e këtij eventi janë drejtues në ekosistemin e financave në Shqipëri.
United Bank of Albania (UBA) është e vetmja bankë islamike në Shqipëri dhe ka promovuar financat islamike që nga blerja e saj nga Banka Islamike për Zhvillim.
Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës sjell bashkë institucionet më të konsoliduara të mikrofinancës, me një portofol të përbashkët prej rreth 29 miliardë lekë (rreth 235 milionë euro) dhe një numër prej më shumë se 177,000 klientë aktivë.
Raiffeisen Bank Albania ka udhëhequr ekosistemin Fintech në Shqipëri me shumë aktivitete për të zhvilluar talentet e reja në sektorin e Fintech.
Ata do marrin pjesë në panele të ndryshme për të diskutuar për ekosistemin aktual në Shqipëri dhe më tej.
Rezervoni vendin tuaj tani për t’u bërë pjesë e këtij eventi historik
Për të qenë të përdittësuar me TFH2022 dhe të merrni lajmet e fundit, regjistrohuni në kanalin e Telegram

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto