Njihuni me dy inxhinierët shqiptarë të kompanisë ndërkombëtare SPLUNK - Business Magazine Albania

Njihuni me dy inxhinierët shqiptarë të kompanisë ndërkombëtare SPLUNK


Ledio Ago është një inxhinier, që sot drejton 7 grupe pune të shpërndara nëpër botë të kompanisë Splunk, kompani e analizimit dhe përpunimit të të dhënave kompjuterike.

Prej gati 12 vitesh ai punon në kompani dhe ka tërhequr një grup të rinjsh shqiptarë që kanë studiuar në këtë fushë.

Ndër të paktat kompani ndërkombëtare në fushën e IT që sot numëron 9 inxhinierë e profesionstë shqiptarë, ndërsa kompania në total në mbarë botën ka rreth 4500 të punësuar.

Ne takuam Ledion bashkë me kolegun e tij Bardhi Shtylla, po ashtu inxhinier në zyrat e tyre në San Francisco.

Të kesh pak para, një gjysmë ideje dhe pak mbështetje mund t’ia dalësh. Këtë mendim ndajnë ata me ndjekësit e Businessmag.al. Ledio Ago mbaroi gjimnazin në Elbasan në viti 1995. Destinacioni i radhës për të ishte Amerika.

Iu desh shumë përpjekje të mësojë gjuhën në një kohë të shkrutër, për të ndjekur më tej studimet universitare për Shkenca Kompjuterike në University Of Central Oklahoma, Oklahoma. Djali që ka punuar që në moshën 8 vjeçare me shitje të vogla, sot menaxhon inxhinierët dhe punën e skuadrave të shpërndara në zyrat e San Francisco, Shanghai, Seattle, etj.

Në vitin e fundit të studimeve bashkë me dy djem zhvilluan një Start Up në fushën e teknologjisë, me programe mbështetëse për punën në kompjuter. Dhe pas një pune 4 vjeçare, ata e shitën Startup-in e tyre. Biznesi kishte arritur në kohën para shitjes në 20 mijë instalime që merreshin me përpunimin e të dhënave.

Përmes disa miqve arrin të bëhet pjesë e stafit të Splunk, dy vite pas hapjes së kompanisë. Në këtë rast, mes miqsh ai njohu një kompani të vogël, në fillimet e saj, duke u bërë punonjësi i 35-të i saj. Inxhinieri sot ka në patronazh 5 skuadra pune që operojnë brenda Amerikës, kurse dy të tjera jashtë kontinentit. Ai ia ka dalë të përballojë me sukses përgjegjesitë dhe sfidat që i ka ofruar puna.

Pjesë e stafit të Splunk është edhe inxhinieri Bardhi Shtylla, i cili nisi jetën në Amerikë në vitin 2000 si student. Po si janë njohur dy inxhinerët shqiptarë?!

“Isha në rrugë me prindërit kur Ledio u afrua dhe na pyeti nëse jemi shqiptarë. Na dalloi nga gjuha që flisnim,”- thotë ai për Businessmag.al.

Para se të bëhej anëtar i kësaj kompanie, Bardhi ka punuar në një kompani botërore financiare, në rolin e programuesit.

Çfarë është SPLUNK?

Është një kompani që me merret me konsolidimin e të dhënave, analizën e tyre. Kjo kompani ështe krijuese e Big Data, e cila si terminologji nuk ishte para se të krijohej Splunk. Software-i të ndihmon të mbledhësh të dhëna dhe t’i analizosh ato. “Nëse një punë të këtij lloji më parë të duhej dy javë ta mbaroje me SPLUNK mund ta mbarosh brenda disa minutave,” thotë Bardhi.

Menaxherët inxhinierë nga Shqipëria flasin sot me siguri për mundësitë e suksesit, pas. Përvoja u ka siguruar vetëbesimin për të ecur shumë mirë përpara në kompaninë me vlerë mbi 2 miliardë dollarë dhe që synon të arrijë shpejt në 100 mijë klientë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0