Luiza De Lange & Pedram Parsaian: Njihuni me 2 folësit e parë të AllWeb 2024! - Business Magazine Albania

Luiza De Lange & Pedram Parsaian: Njihuni me 2 folësit e parë të AllWeb 2024!

Njihuni me 2 folësit e parë të AllWeb 2024!

Konferenca e Marketingut Digjital AllWeb 2024, e cila zhvillohet më 7 Nëntor në Tiranë prezanton 2 folësit e parë. Ata janë ekspertë në fushën e marketigut, strategë, folës, themelues biznesi si dhe ekspertë të mediave sociale.

Pedram Parsaian: Arkitekti i suksesit të mediave sociale

Pedram Parsaian, me pothuajse 10 vjet përvojë në transformimin e kompanive në brande të dashura përmes mediave sociale, është një nga folësit e parë të konfirmuar të të AllWeb. Ai është themeluesi i agjencisë FOLLOW, e cila ka ndihmuar shumë kompani të mëdha të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në tregjet e tyre përkatëse, duke përdorur fuqinë e mediave sociale. Pedram ka një qasje unike ndaj marketingut dixhital, duke e parë atë jo vetëm si një mjet për të rritur ndjekësit dhe angazhimin, por si një mjet të fuqishëm për të krijuar brande të vërteta me karizmë dhe ndikim.

Në prezantimin e tij në allweb, Pedram pritet të ndalet në disa nga temat më të rëndësishme për çdo biznes që kërkon të përfitojë nga mediat sociale:

  • Krijimi i një brandi të dashur: Si të shndërroni kompaninë tuaj në një brand që jo vetëm tërheq klientë, por edhe krijon një lidhje të thellë emocionale me ta.
  • Strategjitë e suksesshme në mediat sociale: Çfarë i ndan kompanitë që bëjnë mirë në mediat sociale nga ato që dështojnë? Pedram do të ndajë sekretet e tij për të bërë marketingun dixhital “richtig” – siç duhet.
  • Zotërimi i Ttregut përmes angazhimit social: Si të përdorni mediat sociale për të krijuar një komunitet të angazhuar dhe për të mbajtur një avantazh konkurrues në tregun tuaj.

Për kompanitë që janë të lodhura nga “marketingu i shpresës” dhe që kërkojnë të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e mediave sociale, ky prezantim do të jetë një thesar me njohuri dhe strategji të zbatueshme, ndaj mos mungoni në datën 7 nëntor për të përfituar sa më shumë.

Lexo edhe: Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!

Luiza de Lange: Liderja që ndërthur biznesin me teknologjinë

Luiza de Lange, një tjetër folëse kryesore në AllWeb, sjell një përvojë të pasur si një lidere që vepron si një urë ndërmjet biznesit dhe teknologjisë. Ajo është e certifikuar nga Google Squared Online, dhe njihet për aftësinë e saj për të eksploruar të panjohurën dhe për të nxitur angazhimin ndërmjet funksioneve të ndryshme të biznesit.

Në AllWeb, Luiza do të ndalojë tek disa nga sfidat më të rëndësishme që përballen bizneset në botën e sotme teknologjike dhe do të ofrojë zgjidhje të reja dhe inovative:

  • Roli i teknologjisë në transformimin e bizneseve: Si mund të përdorin bizneset teknologjinë për të thyer barrierat dhe për të krijuar mundësi të reja për rritje dhe inovacion?
  • Menaxhimi i ndryshimeve në mjediset e shpejta të biznesit: Si mund të menaxhojnë liderët ndryshimet teknologjike dhe organizative për të siguruar suksesin afatgjatë të kompanive të tyre?
  • Angazhimi ndërmjet funksioneve të ndryshme: Si mund të krijohen ekipe të bashkuara dhe të angazhuara, që punojnë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta të biznesit?

Luiza është e njohur për aftësinë e saj për të thyer burokracinë dhe për të ndërtuar ura ndërmjet departamenteve të ndryshme brenda një organizate. Në AllWeb, ajo do të ndajë praktikat më të mira dhe strategjitë për të ndihmuar bizneset të navigojnë nëpër sfidat komplekse të transformimit dixhital.

Për ata që nuk e njohin, AllWeb organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen.Që nga viti 2012, më shumë se 200 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj. 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0