Njih klientin tënd për tu rritur në formë më të zgjuar (dhe me më shumë fitime) - Business Magazine Albania

Njih klientin tënd për tu rritur në formë më të zgjuar (dhe me më shumë fitime)

Njih klientin tënd për tu rritur në formë më të zgjuar (dhe me më shumë fitime)

Është një gjë të kesh një ide se kush janë klientët e tu. Por është diçka krejt tjetër t’i njohësh vërtet. Sa më shumë që një kompani mëson për audiencën e saj,  qoftë përmes të dhënave të blerjeve, komenteve, grupeve të fokusit apo metodave të tjera,  aq më mirë do të pozicionohet për të arritur rritje reale.

Falë adoptimit të inteligjencës artificiale në marketing dhe qasjes më të gjerë në të dhënat e konsumatorëve dhe industrisë, bizneset sot ndodhen në një moment më të favorshëm se kurrë më parë për të njohur klientin në mënyrë që kjo njohuri të shndërrohet në rritje të zgjuar dhe fitime më të larta.

Ofroni përvoja më të personalizuara për klientin
Qëllimi kryesor i të njohurit të klientit është kuptimi më i mirë i nevojave të tij dhe i arsyeve pse do të zgjidhte produktet apo shërbimet tuaja. Një nga shembujt më të qartë vjen nga Amazon, me sugjerimet e personalizuara për produktet. Këto rekomandime bazohen në të dhënat që kompania ka mbledhur nga blerjet e mëparshme të klientëve të tjerë dhe historiku i vetë përdoruesit. Modeli i bazuar në të dhëna i Amazon është bërë një element kyç në rritjen e shitjeve dhe në ndërtimin e një baze klientësh të qëndrueshëm. Që në vitin 2013, rekomandimet e tipit “të tjerët që blenë këtë, blenë edhe…” përfaqësonin 35% të shitjeve të Amazon. Ky sukses ka ndikuar ndjeshëm në pozicionimin e kompanisë si lider në tregun e shitjeve online, duke shtyrë edhe shumë biznese të tjera të ndjekin të njëjtin model. Njohja e klientit nuk është e kufizuar vetëm te tregtia. Për shembull, një raport i BuzzRx zbuloi se gratë e moshës 30-39 vjeç janë grupi që mbush më shumë receta për trajtime të shëndetit mendor dhe ADHD në SHBA. Për ofruesit e shërbimeve shëndetësore, njohja e këtyre të dhënave demografike u mundëson të ofrojnë kujdes më cilësor dhe të personalizuar për pacientët – një element që ndihmon jo vetëm në mirëqenie, por edhe në mbajtjen afatgjatë të pacientëve.

Përshtatni mesazhin tuaj në mënyrë të zgjuar
Njohja e klientit ju mundëson gjithashtu të zhvilloni fushata marketingu më efektive, të cilat çojnë në shitje më të larta. Duke kuptuar nevojat dhe preferencat e audiencës suaj, ju mund të siguroni që fushatat tuaja të arrijnë personat e duhur, në kanalet e duhura, me mesazhin e duhur. Nëse ndonjë prej këtyre elementëve dështon, buxheti i marketingut mund të shkojë dëm.

Për më tepër, kjo njohuri ju lejon të përshtatni qasjen tuaj në kohë reale, sipas ndryshimeve të rrethanave. Gjatë kulmit të pandemisë, për shembull, kompania Lowe’s publikoi një reklamë ku theksonte mënyrat kreative që prindërit mund të përdornin për të kthyer oborrin e shtëpisë në një hapësirë zbavitëse për fëmijët, përballë mbylljes së aktiviteteve tradicionale të verës. Duke kuptuar emocionalisht gjendjen e klientëve, si Lowe’s ashtu edhe konkurrenti i saj Home Depot shënuan rritje të ndjeshme të shitjeve gjatë asaj periudhe.

Marketingu i targetuar që kupton nevojat reale të klientit sjell përfitime konkrete: 74% e konsumatorëve raportojnë se janë më të prirur të qëndrojnë besnikë ndaj markave që i kuptojnë dhe që i komunikojnë në mënyrë të përshtatshme. Por kjo ndodh vetëm kur markat përpiqen të mësojnë më shumë për klientët e tyre.

Lexo edhe: Çfarë e shkaktoi valën e pushimeve nga puna në sektorin teknologjik?

Drejtoni zhvillimin e produkteve
Së fundmi, bizneset që kuptojnë vërtet preferencat e klientëve janë në gjendje të përmirësojnë produktet apo shërbimet që ofrojnë. Bizneset vizionare e marrin seriozisht feedback-un e klientëve – qoftë ai një ankesë, sugjerim apo ide për një shërbim apo veçori të re që mund të plotësojë një nevojë shtesë.

Kjo është e vërtetë edhe kur një produkt nuk përputhet me pritshmëritë e audiencës. Në një intervistë për CNN, ish-presidenti i Nintendo of America, Reggie Fils-Aimé, theksoi se dështimi i konsolës Wii U ishte një mësim i rëndësishëm që çoi në suksesin global të pasardhësit të saj – Nintendo Switch.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0