Njeriu më i vjetër në botë, vdes në moshën 116 vjeçare - Business Magazine Albania

Njeriu më i vjetër në botë, vdes në moshën 116 vjeçare

Një burrë nga Afrika e Jugut që mendohet të jetë njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 116-vjeçare. Fredie Blom lindi në Kepin Lindor në maj të 1904, sipas dokumenteve të identitetit, megjithëse, pretendimi i tij nuk u verifikua kurrë zyrtarisht nga rekordi Guinness.

Blom tha që ndërsa ishte adoleshent, ai pa që e gjithë familja e tij u vra vdiq nga gripi spanjoll, por ai jo vetëm që arriti të mbijetojë nga pandemia e 1918, por vazhdoi të jetojë në dy Luftëra Botërore dhe Aparteidi.

Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke punuar si punëtor në një fermë përpara se të kalonte në industrinë e ndërtimit. Në mënyrë të pabesueshme, ai nuk u tërhoq nga puna deri në moshën 80-vjeçare. Duke folur për BBC në vitin 2018, Blom tha se nuk kishte sekret për jetën e tij të gjatë dhe pranoi se ai madje ishte një duhanpirës i rregullt gjatë gjithë jetës së tij.

Ka vetëm një gjë; është njeriu lart. Ai ka të gjithë fuqinë. Nuk kam asgjë. Unë mund të bie në çdo kohë, por Ai më mban. Çdo ditë pi duhan nga dy deri në tre ‘pilula’ [lloji i duhanit i mbështjellë fort në një copë gazetë të vogël].

LadBible

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0