Njerëzit e sukesshëm mendojnë ndryshe

Njerëzit e sukesshëm mendojnë ndryshe


Njerëzit e suksesshëm vijnë nga të gjitha rrugët e jetës, por pavarësisht kësaj ata kanë të gjithë diçka të përbashkët: aty ku të tjerët shohin barriera, ata shohin sfidat të cilat duhet t’i kalojnë.

Vetbesimi i tyre vjen si pasojë e aftësisë që ata kanë për të shmangur negativitetin, i cili shumë njerëz i lë mbrapa.

Pengesat nuk e bllokojnë rrugën, ato janë rruga.

Në një studim të kryer në Adobe, 96% e punonjësve e identifikuan kreativitetin si thelbësor për suksesin e tyre, si në aspektin e të ardhurave dhe vlerës që ata sjellin në botë. Për më tepër, 78% dëshironin që ata të ishin në gjendje të mendonin ndryshe, duke besuar se do të përparonin më shpejt përmes karrierës së tyre.

Kjo prespektivë ndihmon njerëzit e suksesshëm të mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër, gjë që është e rëndësishme, sepse nëse mendoni si të gjithë ju do të përballeni me të njëjtat vështirësi. Duke menduar jashtë kutisë njerëzit e suksesshëm ngrihen përtej limiteve të tyre.

Ata kanë vetbesim. Njerëzit e suksesshëm besojnë fort në idetë e tyre, sepse e dinë se një ide e dështuar nuk është një reflektim i aftësisë së tyre; përkundrazi, ata e shohin atë si një mundësi të mrekullueshme për të mësuar.

Ata janë të përmbajtur. Njerëzit me shumë sukses janë të përmbajtur, sepse vazhdimisht monitorojnë emocionet e tyre dhe i kuptojnë ato dhe ata e përdorin këtë njohuri për të reaguar me vetëkontroll në situata sfiduese. Kur gjërat shkojnë drejt greminës, ata arrijnë të jenë të qetë. Ata e dinë se pa marrë parasysh sa gjëra të mira apo të këqija ndodhin, gjithçka ndryshon me kalimin e kohës. E vetmja gjë që mund të bëjnë është të përshtaten për të qëndruar të lumtur dhe nën kontroll.

Ata janë të ndershëm. Njerëzit e suksesshëm besojnë se ndershmëria dhe integriteti, megjithëse të dhimbshme në kohë, gjithmonë sjellin më të mirën. Ata e dinë se ndershmëria lejon lidhjet e vërteta me njerëzit dhe se gënjeshtra gjithmonë kthehet për t’ju kafshuar në fund. Në fakt, një studim i Notre Dame tregoi se njerëzit që shpesh gënjejnë përjetojnë më shumë probleme të shëndetit mendor sesa ata që tregohen më të ndershëm.

Ata kërkojnë fitore të vogla. Njerëzit e suksesshëm pëlqejnë të sfidojnë veten dhe të konkurrojnë, edhe kur përpjekjet e tyre japin vetëm fitore të vogla. Fitoret e vogla krijojnë receptorë të rinj androgjenë në fushat e trurit përgjegjëse për shpërblimin dhe motivimin. Kjo rritje në receptorë e androgjenit rrit ndikimin e testosteronit, i cili më tej rrit besimin dhe lakminë për të kapur sfidat. Kur arrini një sërë fitimesh të vogla, rritja në besimin tuaj mund të zgjasë për muaj të tërë.

Ata janë gjithmonë duke mësuar. Njerëzit e suksesshëm shpesh dinë më shumë se të tjerët, sepse vazhdimisht përpiqen të mësojnë. Ata kërkojnë të rriten vazhdimisht dhe mbushin çdo moment të lirë me vetë-arsimim. Ata nuk e bëjnë këtë sepse është “gjëja e duhur për të bërë”; ata e bëjnë këtë sepse është pasioni i tyre. Ata gjithmonë kërkojnë mundësi për t’u përmirësuar dhe gjëra të reja për të mësuar rreth vetes dhe botës.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0