Njerëzit dhe AI, si teknologjia mund të rrezikojë aftësitë njerëzore b - Business Magazine Albania

Njerëzit dhe AI, si teknologjia mund të rrezikojë aftësitë njerëzore bazë?

Ndërsa njerëzit bëhen gjithnjë e më të varur nga mjetet e Inteligjencës Artificiale, disa ekspertë paralajmërojnë se kjo mund të ketë pasoja negative për aftësitë si mendimi i thellë dhe gjykimi moral.

Në një studim të kryer nga Universiteti Elon, studiuesit kanë ngritur pyetjen e kundërt, si do të ndikojë AI në mënyrën se si njerëzit mendojnë?

Përgjigjja vjen me një paralajmërim të ashpër, shumë ekspertë të teknologjisë janë të shqetësuar se AI do të bëjë që njerëzit të humbasin aftësi thelbësore për qenien njerëzore, si empatia dhe mendimi i thellë.

“Kam frikë për momentin që ndërsa një pakicë e rritur do të përfitojë gjithnjë e më shumë nga këto mjete, shumica e njerëzve do të vazhdojnë të dorëzojnë agjencinë, krijimtarinë, marrjen e vendimeve dhe aftësi të tjera jetësore te këto AI ende të papërfunduara,” shkruan futuristi John Smart në një esé të dorëzuar për raportin e Universitetit Elon, titulluar “E ardhmja e të qenit njerëz”.

Lexo gjithashtu: Akuza ndaj OpenAi, ka trajnuar ChatGPT-në me libra pa pasur të drejtë autori

Këto shqetësime vijnë në një periudhë kur gara për përshpejtimin e zhvillimit dhe adoptimit të AI ka tërhequr miliarda dollarë investime, së bashku me skeptikë dhe mbështetje nga qeveritë e botës. Gjigantët e teknologjisë po vënë bast për bizneset e tyre në besimin se AI do të ndryshojë mënyrën se si bëjmë gjithçka, punojmë, komunikojmë, kërkojmë informacion, dhe kompani si Google, Microsoft dhe Meta janë duke garuar për të ndërtuar “agjentë AI” që mund të kryejnë detyra për llogari të individëve. Por ekspertët paralajmërojnë se përparimet e tilla mund të bëjnë që njerëzit të bëhen shumë të varur nga AI në të ardhmen.

Në raportin e Universitetit Elon, studiuesit intervistuan 301 liderë të teknologjisë, analistë dhe akademikë, përfshirë Vint Cerf, një nga “baballarët e internetit” dhe tani nënkryetar i Google, Jonathan Grudin, profesor i Shkollës së Informacionit të Universitetit të Washington-it dhe ish-researcher dhe menaxher i projekteve të Microsoft, dhe futuristin Tracey Follows. Gati 200 nga përgjigjësit ofruan esé të plota për raportin.

Ndryshim “Thelbësor, revolucionar”

Më shumë se 60% e përgjigjësve thanë se presin që AI do të ndryshojë aftësitë e njerëzve në një mënyrë “të thellë dhe të rëndësishme” ose “thelbësore, revolucionare” gjatë 10 viteve të ardhshme. Pothuajse gjysma thanë se presin që AI të sjellë ndryshime në njerëzimin për të mirë dhe për të keq në mënyrë të barabartë, ndërsa 23% thanë se ndryshimet do të jenë kryesisht negative. Vetëm 16% thanë se ndryshimet do të jenë kryesisht pozitive (pjesa tjetër tha se nuk dinin ose prisnin pak ndryshime në përgjithësi).

Përgjigjësit gjithashtu parashikuan se AI do të shkaktojë ndryshime “kryesisht negative” në 12 cilësi njerëzore deri në vitin 2035, përfshirë inteligjencën sociale dhe emocionale, aftësinë dhe gatishmërinë për të menduar thellë, empatinë, aplikimin e gjykimit moral dhe mirëqenien mendore.

Aftësitë e njerëzve në këto fusha mund të përkeqësohen nëse ata vazhdojnë të mbështeten në AI për ndihmë me detyra të tilla si kërkime dhe ndërtim marrëdhëniesh për shkak të komoditetit, sipas raportit. Dhe një rënie në këto dhe aftësi të tjera kyçe mund të ketë pasoja shqetësuese për shoqërinë njerëzore, të tilla si “shtrirja e polarizimit, zgjerimi i padrejtësive dhe ulja e agjencisë njerëzore,” thonë studiuesit.

Raporti i kontribuuesve parashikon se vetëm tri fusha do të përjetojnë ndryshime kryesisht positive, kurioziteti dhe aftësia për të mësuar, marrja e vendimeve, dhe mendimi krijues dhe inovativ. Edhe me mjetet që janë në dispozicion sot, programet që mund të krijojnë vepra arti dhe të zgjidhin probleme kodimi janë ndër më të popullarizuarat. Dhe shumë ekspertë besojnë se ndonëse AI mund të zëvendësojë disa punë njerëzore, ajo mund të krijojë gjithashtu kategori të reja pune që ende nuk ekzistojnë.

Lexo gjithashtu: Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Evolucioni i AI-së

Shumë nga shqetësimet e detajuara në raport lidhen me parashikimet e liderëve të teknologjisë se si njerëzit do ta përfshijnë AI në jetën e tyre të përditshme deri në vitin 2035.

Cerf tha se pret që njerëzit së shpejti do të mbështeten te agjentët AI, të cilët janë ndihmës dixhitalë që mund të bëjnë gjithçka, nga marrja e shënimeve gjatë një mbledhjeje, deri te rezervimi i darkave, negociata të kontratave komplekse biznesi ose shkruajta e kodit. Kompanitë teknologjike tashmë po nxjerrin ofertat e para për agjentët AI, Amazon thotë se asistenti i tij Alexa i rinovuar mund të porosisë ushqimet tuaja, ndërsa Meta po lejon bizneset të krijojnë agjentë të shërbimit të klientit për të përgjigjur pyetje në platformat e saj sociale.

Këto mjete mund të kursejnë kohën dhe energjinë e njerëzve në detyra të përditshme, duke ndihmuar në fushat si kërkimi mjekësor. Por Cerf gjithashtu është i shqetësuar për varësinë gjithnjë e më të madhe të njerëzve nga sisteme që mund të dështojnë ose të bëjnë gabime.

Megjithatë, ekspertët thonë se njerëzit kanë kohë për të parandaluar disa nga pasojat më të këqija të AI-së përmes rregullimit, trajnimit të alfabetizimit dixhital dhe thjesht duke prioritizuar marrëdhëniet njerëzore.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0