Një xhaketë e re që iu ndihmon të mbani laptopin në xhepat e saj - Business Magazine Albania

Një xhaketë e re që iu ndihmon të mbani laptopin në xhepat e saj


 

Kujt i duhet një çantë e madhe kur tani mund ta fusësh laptopin në xhepin e xhaketës?

E disponueshme duke filluar nga sot, xhaketa ScotteVest Off the Grid (OTG) ka 29 xhepa të ndryshëm, duke përfshirë dy hapësira të mëdha përpara që mbajnë laptop deri në 35 cm. E krijuar në të dy versionet për meshkuj dhe femra, xhaketa 215$ ka gjithashtu një xhep të brendshëm për një tablet të madh, një xhep bllokues RFID (identifikues radio frekuencash) dhe dy xhepa transparent që te lejojnë të veprosh më ekranin me prekje të telefonin përmes tyre.

nje-xhakete-e-re-qe-iu-ndihmon-te-mbani-laptopin-ne-xhepat-e-saj-businessmag

ScotteVest pohon se xhaketa është në gjendje të mbajë një MacBook 38 cm në xhepat e saj, dhe gjatë një demostrimi direkt, ne pamë që prezantuesi lehtësisht vendosi një Acer Chromebook 33 cm brenda në xhaketë. Edhe pse ne nuk mundëm të dallojmë sa e rëndë është xhaketa vetëm duke parë dikë duke e veshur atë në Skype, laptopi nuk krijoi ndonjë fryrje në xhaketë. Prezantuesi gjithashtu ishte në gjendje të ulej normalisht, dhe laptopi nuk u zhvendos në asnjë moment.

Gjithsesi, kapaciteti i xhepave varet nga përmasat e xhaketës sepse masat S dhe XS të femrave mbajnë vetëm një tablet 25 cm. Masat L, XL, dhe XXL kanë xhepa me më shumë hapësirë.

OTG është e vetmja xhaketë që ne kemi parë që mund të mbaj një laptop të madh. Në janar, kompania prezantoi  një xhaketë 360$ që mban laptop të vegjël, por fillimisht të dizenjuar dhe tregtuar për pronarët e armëve me leje të fshehtë mbajtjeje.

nje-xhakete-e-re-qe-iu-ndihmon-te-mbani-laptopin-ne-xhepat-e-saj-businessmagNjësoj si xhaketat e tjera ScotteVest, OTG përmban karakteristika të sistemit të Personal Area Network të kompanisë, e cila vendos rrugë përcjellësish përmes xhepave. Duke përdorur këto “shtigje”, ju mund të mbani një bateri të jashtme në një xhep dhe ndërkohë mund të karikoni një paisje në xhepin tjetër. Ju gjithashtu mund të kaloni fishin e kufjeve përmes xhepave deri lartë në jakë.

/Laptopmag.com

https://www.youtube.com/watch?v=LLhuoSeclPw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0