Një vështrim për rritjen e tregtisë elektronike në Shqipëri - Business Magazine Albania

Një vështrim për rritjen e tregtisë elektronike në Shqipëri

~4 minuta lexim

Nga Wolfandshark

Në një botë të dominuar nga përdorimi i internetit, Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur për rritjen e tregtisë elektronike. Ky studim i , merr në konsideratë tendencat aktuale dhe sfidat me të cilat përballet tregu i tregtisë elektronike në Shqipëri, duke shtuar tani një vështrim mbi tendencat e kërkimit dhe interesin në krijimin e faqeve të tregtisë elektronike.

Shkalla e Rritjes së Tregut Dixhital

Sipas një studimi të kryer nga Mordor Intelligence, pritet që tregu i tregtisë elektronike në Shqipëri të rritet me një normë vjetore prej 11.9% gjatë periudhës 2022-2027.

Lexo edhe: Jeni kuriozë të dini sfidat aktuale të punojësve? Na i thotë Adam Grant

Sipas Administratës së Tegtisë Ndërkombëtare, e-commerce në Shqipëri ofrohet nga një numër i kufizuar tregtarësh vendas. Përdorimi i kartave të kreditit është në rritje, por kufizohet përveç në hotele të mëdha, restorante dhe dyqane të mëdha. Përdorimi i telefonave celularë për të paguar mallra dhe shërbime është ende në zhvillim dhe jo shumë i përhapur. Aktualisht, përdorimi i telefonit celular është kufizuar në bankat mobile. Bizneset e përdorin kryesisht, por ajo përdoret vetëm për të paguar shërbime komunale nga një grup i kufizuar përdoruesish individualë.

Në Shqipëri, tregtia dixhitale duket se ka hyrë në një fazë të “artë” që prej disa vitesh. Bizneset e shohin atë si një mënyrë për të “shkëputur” blerësit nga metodat konvencionale të blerjes, për t’u futur në botën dixhitale, për t’u ofruar gjithçka në kohë reale dhe me shpejtësi. Kjo është parë si një përgjigje ndaj krizës financiare për të fituar shërbime dhe produkte pa pagesë. Edhe legjislacioni, i cili së fundmi ka pësuar ndryshime, ka “hapur” portat për këto shërbime.

Qeveria ka zbatuar reforma të rëndësishme për të promovuar tregtinë dhe për të inkurajuar investimet e huaja direkte, duke përfshirë procedurat administrative, doganat, regjistrimin e biznesit, licencat, pagesat e taksave, shërbimet elektronike, etj. Megjithatë, sfidat e rëndësishme mbeten pavarësisht përmirësimeve të fundit, siç është infrastruktura e Shqipërisë, e cila kërkon më shumë investime dhe zhvillim.

Madhësia e Prishtme e Tregut dhe Zhvillimi në Shqipëri

E-commerceDB raporton se tregu i tregtisë elektronike në Shqipëri parashikohet të arrijë një të ardhur prej 407 milion dollarësh amerikanë deri në vitin 2023.

Pjesa online në tregtinë me pakicë përfshin proporcionalitetin e vëllimit të shitjeve që realizohen nëpërmjet internetit. Kjo përfshin blerjet që bëhen përmes kompjuterëve desktop, tabletëve ose smartphone-ëve, si nëpërmjet uebfaqeve ashtu edhe aplikacioneve. Llogaritet vetëm shitja me pakicë e mallrave fizike.

Në tregun me pakicë të Shqipërisë, pjesa online aktualisht është 3.1% dhe pritet të rritet me mesatare prej 6.0%, duke arritur në 3.9% deri në vitin 2027.

Një pjesë dërrmuese e ecommerce në gjithë boten perdorin sisteme pagimi me karta krediti si Stripe ( e pamundur për momentin në Shqipëri) ose Paypal . Në bazë të studimit tonë në Shqipëri e ofron këtë mundësi vetëm 2Checkout por ka kosto pak më të larta. Nëse një kompani në Shqipëri dëshiron Paypal, sipas studimit dhe eksperiencës tonë vetëm Banka Credins ofron mundesinë e një karte krediti Business në Lekë, e vetmja që lidhet me Paypal pë të shitur online.

Për tu marrë parasysh edhe rritja dhe trendi i përdorimit të Paysera e cila afron Shqipërinë me tregjet ndërkombetare. 

Përsa i përket bankave shqiptare, nga informacionet që kemi shume pak banka ofrojnë një mundësi pagese me karta online dhe nuk është e lehtë që ti kesh.

Mënyra të tjera pagese që shohim ne ecommerce ne Shqipëri janë edhe pagesat me këste mundësuar nga Iute Credit apo edhe pagesa cash në cdo qytet mundësuar nga Easypay.

AECA është Shoqata shqiptare për Tregtinë elektronike që ju ndihmon nëse doni të ndërrmerrni rrugën e tregtisë online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0