Një test shokues mund të vërtetojë se kush është mendimtari më i mprehtë në një grup - Business Magazine Albania

Një test shokues mund të vërtetojë se kush është mendimtari më i mprehtë në një grup


Ju mund të keni dëgjuar se shkenca ka treguar se ushtrimet janë të mira për trurin, por një studim i ri shkon edhe më larg, duke zbuluar se fitnesi lidhet me funksionimin dhe strukturën kryesore të trurit te të rriturit.

Me fjalë të tjera, truri i njerëzve që bëjnë rregullisht ushtrime duket se funksionon më mirë sesa njerëzit që nuk janë aktiv fizikisht.

Lexoni: Si të përfitoni sa më shumë nga dita juaj e punës

Studimi përdori një bazë të dhënash mbi 1.200 skanime të trurit të vullnetarëve me një moshë mesatare 30 vjeç, të cilët bënë disa teste shtesë. Për të matur aftësinë, vullnetarët u kërkuan të ecnin me shpejtësi për dy minuta dhe iu dhanë gjithashtu teste njohëse për të vlerësuar cilësitë si kujtesa, mprehtësia, gjykimi dhe arsyetimi.

Analiza e rezultateve tregoi se ata që ecnin më mirë dhe më lehtë shfaqnin performancë më të lartë konjitive në skanimet e tyre të trurit.

Lexoni: Si ta kuptoni nëse dikush është një lider i madh?

“U befasuam kur pamë se edhe në popullatën e re performanca njohëse bie ndërsa bien nivelet e fitnesit”, shpjegoi udhëheqësi i ekipit kërkimor Dr. Jonathan Repple nga Spitali Universitar në Muenster, Gjermani.

Repple shton se lidhja midis fitnesit dhe funksionimit të trurit çon në pyetjen nëse përmirësimi i formës fizike çon drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit të trurit.

“Hapi ynë i ardhshëm është të zbulojmë këtë dukuri megjithëse ekzistojnë disa prova që tashmë e vërtetojnë këtë presupozim.”

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0