Një test i ri në shtëpi mund të zbulojë kancerin — falë qenushëve tuaj - Business Magazine Albania

Një test i ri në shtëpi mund të zbulojë kancerin — falë qenushëve tuaj

Me siguri keni dëgjuar që qentë mund të trajnohen për të nuhatur kancerin. Tani, startup-i izraelit SpotItEarly po shfrytëzon këtë aftësi të jashtëzakonshme , së bashku me teknologjinë më të fundit  për të sjellë armën e ardhshme sekrete të mjekësisë. Kjo kompani bioteknologjike po zhvillon një test revolucionar për zbulimin e kancerit që mund të kryhet në kushte shtëpie, duke kombinuar fuqinë e qenushëve dhe inteligjencës artificiale.

Sipas Madar, qentë bëjnë diagnozën e tyre duke identifikuar nënshkrimet e erës së kancerit në përbërësit organikë të paqëndrueshëm (VOC) — informacion biologjik që gjendet në gjakun e mushkërive dhe del në ajrin që nxjerrim nga goja. Por magjia e vërtetë ndodh kur inteligjenca e qenve bashkohet me inteligjencën artificiale. “Ndërkohë që qentë tanë po nuhasin mostrat në laborator, ne përdorim platformën tonë të posaçme të AI-së, të quajtur LUCID, për të ndjekur dhe analizuar sinjalet e tyre fiziologjike dhe sjellore, duke mbledhur mijëra të dhëna për sekondë,” shpjegon Madar. “LUCID jep një rezultat pozitiv nëse në mostër identifikohet një nënshkrim kanceroz. Kjo ndërthurje e teknologjisë së avancuar me aftësinë e jashtëzakonshme nuhatëse të qenve bën që çdo mostër të analizojë për pak sekonda, duke e bërë këtë zgjidhje shumë të shkallëzueshme.” Qëllimi është të zbulohet kanceri në fazat e hershme, kur trajtimi është më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm. “Shumë shpesh, diagnozat e kancerit vijnë shumë vonë,” tha Madar. “Qëllimi ynë është të ulim numrin e rasteve të diagnostikuara në faza të vona dhe potencialisht fatale. Të dhënat janë të qarta: kur kanceri zbulohet herët, rriten ndjeshëm shanset për mbijetesë dhe përmirësohen rezultatet.”

Testi, që ndodhet në fazën përfundimtare të zhvillimit, pritet të dalë në treg në vitin 2026 me një çmim të përafërt prej 250 dollarësh. Ky është çmimi për çdo lloj kanceri veçmas, me zbritje të kombinuara për testime të shumta. “Ne synojmë të bashkëpunojmë me kompanitë e sigurimeve shëndetësore për të mbuluar kostot e testit dhe për të ulur barrën financiare për pacientët,” theksoi ai. “Pasi të jetë i disponueshëm për publikun, kjo do të jetë një nga përparësitë tona.”

Lexo edhe:Si ta testosh një startup pa humbur kohë dhe para? Shefqet Avdullau flet për atë që çdo sipërmarrës duhet të dijë

Në një studim klinik të fundit, metoda e SpotItEarly për zbulimin e kancerit rezultoi me një saktësi prej 94%. Nëse funksionon, mund t’ju kursejë një vizitë te mjeku apo një procedurë të pakëndshme. “Shumë njerëz shmangin kontrollet rutinë për kancerin sepse janë të parehatshme apo invazive,” tha Madar. “Duke e thjeshtuar procesin në një test që bëhet vetë në shtëpi, ku mjafton të marrësh frymë në një maskë, ne ulim barrierat dhe nxisim testimin proaktiv.” Hulumtimet tregojnë se vetëm 14% e rasteve me kancer në SHBA diagnostikohen përmes testeve tradicionale. Edhe pse SpotItEarly nuk synon t’i zëvendësojë ato, Madar thekson se dëshiron “të përmirësojë sistemin e diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit, duke e zhvendosur atë nga kujdesi ndaj sëmundjes në kujdes të vërtetë për shëndetin.”

Dhe tani — të kthehemi te qentë. Ata punojnë për disa orë në ditë në ekipe dhe shpërblehen me ushqime dhe dashuri. Kur nuk janë në punë, ata luajnë jashtë, marrin përkëdhelje në bark dhe shumë vëmendje nga njerëzit. Dhe kur dalin në pension? Adoptohen në familje të dashura — shpesh nga vetë personat që kanë punuar me ta. “Qentë tanë nuk janë kafshë laboratorike; ata janë një pjesë e pandashme e ekipit SpotItEarly,” përfundon Madar. Dhe ndërsa për momentin fokusi është tek zbulimi i kancerit — sidomos duke qenë se rastet janë në rritje tek të rinjtë — Madar beson se kjo teknologji në të ardhmen mund të ndihmojë edhe për diagnostikimin e sëmundjeve të tjera si Parkinson-i apo infeksione të rënda. “Qëllimi ynë është që diagnoza e hershme të kthehet në normë, duke rritur në këtë mënyrë shanset për mbijetesë në shkallë të gjerë,” përfundoi ai.

 

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0