Një studim shkencor 40-vjeçar zbulon se njerëzit më të pasur nuk janë kurrë më të talentuarit - Business Magazine Albania

Një studim shkencor 40-vjeçar zbulon se njerëzit më të pasur nuk janë kurrë më të talentuarit


Nga Jeff Haden, editor kontribues në INC

Njerëzit më të mençur dhe më të talentuar pothuajse kurrë nuk arrijnë majat më të larta të suksesit.

Ne të gjithë shpresojmë që t’a arrijmë suksesin.

Pyesni çdo person tepër të suksesshëm se si ata u bënë të tillë dhe ju do të merrni përgjigje të ndryshme. Mark Kuban shpesh tregon për aftësitë e tij të shitjes. Steve Jobs lëvdonte fuqinë e besimit. Warren Buffett mendon se ndryshimi midis njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve me të vërtetë të suksesshëm është duke thënë “jo” për pothuajse çdo gjë.

Por një gjë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e tyre, është padyshim fati.

Edhe shkenca thotë kështu.

Studiuesit në Universitetin e Catania-s në Itali identifikuan një numër të aftësive dhe atributeve që mendoheshin si kritike për suksesin: talenti, inteligjenca, aftësitë, ndërmarrja e rrezikut, puna e vështirë, këmbëngulja, etj.

Por, çështja është se ka shumë njerëz të zgjuar dhe të talentuar.

Inteligjenca, aftësia dhe puna e vështirë me siguri do t’ju çojnë larg… por njerëzit më të suksesshëm nuk janë kurrë më të talentuarit.

Dhe njerëzit më pak të suksesshëm kurrë nuk janë më pak të talentuar.

Sepse fati luan një rol.

Ju mund të krijoni fatin tuaj

Talent, ekspertizë, vendosmëri, këmbëngulje: Aplikimi i këtyre cilësive do t’ju sigurojë një nivel të caktuar suksesi. Kjo është një gjë e mirë.

Por, nëse doni të shkoni më larg, do t’ju duhet pak fat. Dhe kjo është gjithashtu një gjë e mirë.

Më merrni mua si shembull: Unë jam një njeri mesatar. Unë gjithmonë do të përpiqem të jem më i mençur, më i kualifikuar, më i talentuar … por gjithashtu mund të punoj që të jem edhe më me fat.

Kur flasim për fatin, ajo që ka më shumë rëndësi është veprimi. Çfarë vendosni të bëni. Kë zgjidhni të takoni. Duke qenë në vendin e duhur, në kohën e duhur, duke takuar personin e duhur, duke reaguar ndaj një mundësie në mënyrën e duhur … nuk është krejtësisht fat.

Sepse nuk mund t’a kontrolloni atë që ju ndodh.

Por gjithmonë mund t’a kontrolloni se si mendoni, veproni dhe reagoni.

Si të jeni më “fatbardhë”

Të krijoni fatin tuaj është në të vërtetë e lehtë.

Çelësi është që të mos mendoni për fatin si diçka që vjen vetëm nga shansi, por që është në të vërtetë rezultati i fillimit të gjërave të duhura, pa pushim.

Si për shembull:

  1. Filloni të takoni më shumë njerëz.

Herë pas here jeni takuar me personin e duhur në kohën e duhur. Me personin që ju frymëzon. Me personi që ndryshon perspektivën tuaj.

Si mund të ndikoni që kjo të ndodhë më shpesh?

E thjeshtë: Njihuni me më shumë njerëz. Sa më shumë njerëz që takoni, aq më të mëdha janë shanset për të takuar personin e duhur, në kohën e duhur.

  1. Filloni të merreni me më shumë aktivitete.

Shumica e njerëzve “me fat” nuk pushojnë së provuari duke bërë gjëra të reja. Sigurisht, shumë prej atyre gjërave nuk kanë sukses.

Por disa po.

Provoni gjëra të reja. Sfidojeni veten. Provoni diçka që nuk mendoni se do t’ju pëlqejë.

Të paktën ju do të mësoni nga përvoja dhe gjithashtu do të mësoni edhe për veten tuaj – e cila do të ndikojë që të jeni më të përgatitur për “fatin” tuaj.

  1. Filloni të jepni më shumë.

Kur jeni bujarë, njerëzit – të paktën ata që dëshironi në jetën tuaj – natyrisht do të përgjigjen në të njëjtën mënyrë: me këshilla, me marrëdhënie, me ndihmë …

Dhënia krijon marrëdhënie.

Njerëzit shpesh thonë diçka të ngjashme, “Unë jam me fat që ai/ajo është miku im”. Kur jepni sinqerisht dhe pa pritur diçka në kthim, nuk do të jeni me fat që dikush është miku juaj.

Ju do t’a meritoni atë mik.

  1. Filloni të pyesni më shumë.

A ishte Steve Jobs me fat? Sipas studiuesve, supozohet që po. Por ai gjithashtu krijoi fatin e tij.

Siç ka thënë:

Unë kurrë nuk kam njohur dikë që nuk donte të më ndihmonte nëse u kërkoja ndihmë.

E kontaktova Bill Hewlett kur isha 12 vjeç. “Unë jam Steve Jobs. Jam 12 vjeç dhe jam student në shkollën e mesme. Dua të ndërtoj një matës frekuencash dhe doja të pyesja nëse keni ndonjë pjesë rezervë që mund të më jepni”. Ai qeshi dhe më dha pjesët, si dhe më ofroi një punë verore në Hewlett-Packard … dhe u ndjeva si në qiellin e shtatë.

Unë kurrë nuk kam njohur dikë që ka thënë jo ose e ka mbyllur telefonin kur e kam kontaktuar. Unë thjesht pyesja. Dhe kur njerëzit më pyesin mua, gjithmonë përpiqem të jem i përgjegjshëm.

Shumica e njerëzve kurrë nuk e kapin telefonin dhe të bëjnë një telefonatë. Shumica e njerëzve kurrë nuk pyesin, dhe kjo është ajo që i ndan, nganjëherë, njerëzit që bëjnë vepra nga njerëzit që vetëm ëndërrojnë për to.

Sigurisht që nuk është e lehtë të kërkoni ndihmë. (Unë e urrej të kërkoj ndihmë.) Kërkesa ju bën të ndiheni të pasigurt.

Por kjo nuk është diçka e keqe.

Pyesni për një punë. Kërkoni për një mundësi.

Thjesht kërkoni.

Shumë njerëz do të thonë jo.

Disa do të thonë po.

A do të jeni me fat që disa thanë po? Ndoshta.

Por ju do t’a krijoni atë fat.

Sepse fati nuk është diçka që mund t’a kontrolloni. Fat i mirë, fat i keq .. Ndodh. Por gjithmonë mund t’a keni nën kontroll mënyrën se si reagoni ndaj asaj që ndodh.

Dhe gjithmonë mund t’a keni nën kontroll nëse e vendosni veten, sa më shpesh të jetë e mundur, në një pozicion që të jeni “me fat”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0