Një student nga Sri Lanka hackon website-in e presidentit për të shmangur provimin - Business Magazine Albania

Një student nga Sri Lanka hackon website-in e presidentit për të shmangur provimin


Ka disa mënyra të zakonshme për të shmangur provimin por ka edhe disa mënyra të tjera interesante për ta shmangur atë. Adoleshenti nga Sri Lanka ka zgjedhur këtë të dytën.

Një 17 vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar në akuzën e hackimit të website-it të presidentit Maithripala Sirisena, sipas BBC. Pas marrjes së site-it të enjten dhe të premten, një grup i quajtur Sri Lanka Youth ka kërkuar që provimet kombëtare, të planifikuara për muajin prill, të riplanifikohen në mënyrë që të mos bien ndesh me festimet e Sinhala dhe Tamil të Vitit të Ri.

Ai, ose kushdo që e ka kryer sulmin, vendosi një mesazh në site-n e presidentit duke i kërkuar atij që të “kujdeset për sigurinë e faqeve në Sri Lanka”.

Sipas BBC, adoleshenti i paidentifikuar u ndalua dhe do qëndrojë në burg deri në momentin që ligji mund të përcaktojë shkallën në të cilën kërcënimet ishin reale apo jo.

Faqja e Presidentit Sirisena u hackua herën e parë të enjten e kaluar me mesazhin e lartpërmendur. Grupi përsëri e hackoi site-in të premten, por nuk shfaqi një mesazh. Tashmë faqja e presidentit është rikthyer në rregull.

Burimi: Shkruar nga Don Reisinger dhe publikuar në entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0