Një 17 vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar në akuzën e hackimit të website-it të presidentit Maithripala Sirisena, sipas BBC. Pas marrjes së site-it të enjten dhe të premten, një grup i quajtur Sri Lanka Youth ka kërkuar që provimet kombëtare, të planifikuara për muajin prill, të riplanifikohen në mënyrë që të mos bien ndesh me festimet e Sinhala dhe Tamil të Vitit të Ri.
Ai, ose kushdo që e ka kryer sulmin, vendosi një mesazh në site-n e presidentit duke i kërkuar atij që të “kujdeset për sigurinë e faqeve në Sri Lanka”.
Sipas BBC, adoleshenti i paidentifikuar u ndalua dhe do qëndrojë në burg deri në momentin që ligji mund të përcaktojë shkallën në të cilën kërcënimet ishin reale apo jo.
Faqja e Presidentit Sirisena u hackua herën e parë të enjten e kaluar me mesazhin e lartpërmendur. Grupi përsëri e hackoi site-in të premten, por nuk shfaqi një mesazh. Tashmë faqja e presidentit është rikthyer në rregull.
Burimi: Shkruar nga Don Reisinger dhe publikuar në entrepreneur.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto