Një kompani në San Francisko e quajtur Regrained po shet shufra drithërash çokollate prej birre. (Mos u shqetësoni, ato në fakt nuk përmbajnë aspak alkool.)
Vetëm 10 për qind e përbërësve të përdorur për të bërë birrën janë në produktin përfundimtar dhe Regrained kërkoi një mënyrë për t’i ripërdorur ato mbetje.
Me sloganin “Hani Birrë”, kompania kthen produktet e grurit të mbetur nga procesi i bërjes së birrës- së bashku me përbërës si mjaltë organik, çokollatë dhe kripë deti – në shufra të shijshme ushqimi të shpejtë.

Shufrat janë të pasura me drithëra, e cila siç shpjegohet në faqen e internetit Regrained “, përmbajnë fibra, proteina, duke pasur një cilësi dhe shije të veçantë “, që e bën atë “një pjekje me përbërës ideal.”
Shufrat janë në dispozicion në dy shije: Chocolate Coffee Stout (Çokollatë dhe Kafe) dhe Honey Almond IPA (Mjaltë, bajame dhe IPA).
Një paketë me 12 copë kushton 24.99 $, kështu që ata e konsiderojnë si dhuratë dhënien e tyre, një personi që e do birrën dhe e sjellin si një meze të lehtë në një festë.
burimi: Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto