Një shef AI në vend të një shefi njeri? - Business Magazine Albania

Një shef AI në vend të një shefi njeri?

Një shef AI në vend të një shefi human?

Ndërsa shumë punonjës po përballen me stresin dhe sfidat e menaxhimit të ndërveprimeve sociale në punë, disa kompani kanë filluar të eksperimentojnë me menaxherët autonomë të AI për të përmirësuar efikasitetin dhe produktivitetin në vendin e punës. Një shef AI mund të planifikojë oraret, të dërgojë mesazhe përkujtuese për afatet dhe të ofrojë sugjerime të vlefshme për procese specifike, duke ndikuar pozitivisht në atmosferën e punës dhe në marrëdhëniet ndërpersonale brenda ekipit. Por a mundet një shef AI të zëvendësojë plotësisht ndjeshmërinë dhe fleksibilitetin e një shefi njerëzor? A mendoni se do të ishte më mirë që përfshirja e shefit tuaj aktual në proceset e punës dhe organizimin e saj të zvëndësohej me një shef të automatizuar?

Hannu Rauma, një menaxher i përgjithshëm në Student Marketing Agency në Vancouver, Kanada, ndjente zhgënjim dhe tension të vazhdueshëm për shkak të stresit të menaxhimit të 83 punonjësve. Ai theksoi se problemet e ndryshme nëpër ekipe dhe frika nga dështimi kur punonte me klientë të rinj po zbehnin entuziazmin e tij. Kompania e tij punëson studentë universitarë për të ofruar mbështetje marketingu për bizneset e vogla.

Në nëntor të vitit të kaluar, Hannu Rauma dhe agjensia e tij Student Marketing Agency filluan të përdorin një menaxher autonom AI nga kompania Inspira, i cili ndihmoi punonjësit e tyre me planifikimin e orareve dhe ngarkesave të punës. Ky menaxher AI kontrollon kohën, dërgon mesazhe përkujtuese për afatet, dhe përditëson raportimin për progresin e punës në një webfaqe qendrore të agjensisë, duke kontribuar kështu në përmirësimin e produktivitetit dhe reduktimin e stresit të menaxherit Rauma. Studimi krahasues i kryer nga Inspira dhe akademikët nga disa universitete tregoi se menaxheri AI, veçanërisht kur përdorej në partneritet me një menaxher njerëzor, arriti rezultate të larta në motivimin dhe planifikimin e punonjësve. Këto rezultate sugjerojnë implikime interesante për përdorimin e AI në menaxhimin e kompanive.

Ndërsa kompani si UPS, Dell dhe të tjera kanë njoftuar reduktime masive të vendeve të punës këtë vit, me synimin për ti zëvendësuar shumë role me AI, Prof. Paul Thurman nga Universiteti Columbia në New York argumenton se zëvendësimi i plotë i roleve të menaxhimit me AI do të ishte një gabim. “Shtresa e menaxhimit të mesëm është shtresa më kritike në çdo organizatë,” thotë ai. “Nëse kjo shtresë fillon të ndryshojë, ju pret një rrugëtim i paqëndrueshëm në biznesin tuaj. Do të rrezikoni krijimin e një ambienti pune ku punonjësit tuaj nuk do të shohin vazhdimësi, nuk do të mund të marrin mentorim dhe trajnim, dhe të gjitha aspektet ndjesore që menaxherët njerëzorë janë më të mirë se AI.”

AI, shton Prof. Thurman, mund të çlirojë menaxherët nga përgjegjësia e të mbajturit mend shumë gjëra dhe presionit për të mos i harruar ato, si dhe nga kontrollet e pafundme, duke i lejuar ata kështu të fokusohen në aspekte më inovative dhe ambicioze për zhvillimin e mëtejshëm të punës. Për shembull, menaxherët mund të zgjedhin ekipet e projekteve bazuar në aftësitë individuale, të mbikëqyrin detyrën dhe pastaj t’ia kalojnë AI për të menaxhuar detajet si afatet.

AI gjithashtu mund të identifikojë se kush në ekip po mbetet prapa me përmbushjen e objektivave dhe mund të ketë nevojë për menaxhim më të ngushtë dhe ndjekje nga një mentor njeri, dhe gjithashtu të vlerësojë performuesit e shkëlqyer që kërkojnë vlerësim të veçantë. Por kompanitë duhet të shmangin përdorimin e AI si një mjet survejimi, thekson ai. “Nuk duhet të arrini në pikën ku vini re se njerëzit nuk regjistrohen në kohë në mëngjes, apo që marrin shumë kohë për të kryer pushimin e drekës. Nuk do të donit të shkoni aq larg,” thotë Prof. Thurman. Ju duhet të gjeni mënyrën e duhur për të inkurajuar sjelljet e duhura dhe ta bëni implementimin e AI për ta arritur atë objektiv jo për ta penalizuar arritjen e atij objektivi.

Lexo edhe: “Jeff Bezos Planifikon Shitjen e Aksioneve me Vlerë 5 Miliardë Dollarë: Çfarë Fshihet Pas Këtij Vendimi?”

Menaxherët e inteligjencës artificiale mund të ndihmojnë njerëzit të shkëlqejnë në rolet e tyre  pavarësisht nëse menaxhimi nuk është një aftësi e natyrshme për ta, thotë Tina Rahman, themeluese e kompanisë së konsulencës HR me qendër në Londër, HR Habitat.
“Ne bëmë një studim i cili shqyrtoi arsyet pse njerëzit largohen nga puna. Pothuajse 100% e të anketuarve thanë se kjo ishte për shkak të menaxhimit të keq.
“Disa prej tyre thanë se nuk u pëlqente mënyra se si ishin menaxhuar, dhe shumica prej tyre thanë gjithashtu se ishte sepse nuk e dinin se çfarë pritej prej tyre ose nëse po bënin një punë të mirë,” thotë zonja Rahman.
Fokusi i ndërtimit të një menaxheri AI do të jetë pikërisht synimi për të dhënë udhëzime të sakta, për të mundësuar transparencë të plotë mbi kërkesat dhe rezultatet e pritura nga punonjësit. Pasi njerëzit kanë të ngjarë të jenë më produktivë kur e dinë se çfarë pritet prej tyre.
Por duhet patur parasysh se një mbështetje e tepërt në menaxhimin e AI do të vendos theksin dhe fokusin te situata ku kompanitë kujdesen vetëm për produktin dhe jo për njerëzit, paralajmëron zonja Rahman.

Një shqetësim madhor që implikon menaxherët AI nuk lidhet vetëm me mirëqenien e njerëzve, por edhe me sigurinë kibernetike, paralajmëron James Bore, drejtor i konsulencës së sigurisë kibernetike Bores. Ai shpjegon se nëse një menaxher AI ka qasje në të gjitha proceset, procedurat dhe pronën intelektuale të kompanisë, këto informacione mund të vidhen ose të mbahen peng për kërkim shpërblimi. Bore shton se me kalimin në AI, kompanitë mund të humbin aftësinë për t’u kthyer më pas te njerëzit, duke krijuar kështu  varësi nga sistemet, që në fakt kanë gjithnjë një probabilitet të konsiderueshëm dështimi. Ndërsa automatizimi sjell ulje të kostove, ai gjithashtu mund të bëjë kompanitë më të zëvendësueshme.

Në një botë ku inteligjenca artificiale po transformon gjithnjë e më shumë aspekte të biznesit, përfshirë menaxhimin, është e qartë se AI mund të sjellë përfitime të mëdha si rritja e produktivitetit dhe zvogëlimi i stresit për menaxherët. Për të shfrytëzuar potencialin e plotë të AI pa rreziqe të mëdha, kompanitë duhet të përdorin një qasje të kujdesshme dhe të balancuar me të duke patur gjithnjë në qendër njerëzit dhe eksperiencën e tyre të të punuarit dhe të ndërvperuarit në ambientin e punës.

 

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0