Një rutinë mëngjesi që ju bën më të lumtur dhe më të angazhuar me punën tuaj

Një rutinë mëngjesi që ju bën më të lumtur dhe më të angazhuar me punën tuaj


Njerëzit duhet të rilidhen mendërisht me punën në fillim të ditës, për të qenë të zhytur brenda asaj që kanë zgjedhur të bëjnë. Nuk mjafton vetëm të jesh fizikisht në zyrë.

Një studim i ri nga Revista e Menaxhimit ( Journal of Management) sugjeron se punonjësit, të cilët janë të lidhur mendërisht me punën që në mëngjes janë më të angazhuar me detyrat që realizojnë gjatë ditës.

Studimi tregoi se planifikimi dhe stimulimi mendor për ditët e ardhshme të punës aktivizon qëllimet e lidhura me punën.

Punonjësit mendojnë për aktivitetet gjatë ditë së punës, detyrat që duhen bërë dhe sfidat që mund të vijnë papritur, si dhe mbështetjen apo burimet që ju nevojiten për të arritur objektivat e tyre. Ky studim ka përfshirë 151 të anketuar nga një sërë industrish si financë, sektori i energjisë, administrim publik, informatikë, komunikim dhe sektori i shëndetësisë.

Lexoni: Zakonet e mëngjesit të 5 prej njerëzve më të suksesshëm në botë

Gjatë rilidhjes, punonjësit janë në gjendje të rikujtojnë qëllimet e tyre lidhur me punën, gjë që i lejon të jenë më të angazhuar në atë që bëjnë. Përkushtimi është energji, ndjesi përfshirjeje dhe ndjesi dedikimi në punë, eksperienca këto shumë të rëndësishme motivuese që përkthehen në rezultate pozitive si për drejtuesit ashtu dhe për organizatën. Kur rilidhen, punonjëst janë më të lumtur me punën, më të përkushtuar, u pëlqen të bëjnë më shumë detyra, perfromojnë më mirë dhe ndihmojnë më shumë në detyra të tjera shtesë.

Rilidhja në punë varion nga dita në ditë dhe varet nga personi dhe puna e tij. Ja se si individët dhe punonjësit mund të nxisin rilidhjen:

Çfarë mund të bëjnë individët për tu rilidhur me punën që në fillim të ditës:

Punonjësit mund të mendojnë për detyra specifike që duhen bërë, gjatë kohës që konsumojnë mëngjesin apo duke bërë dush, t’i përmendin ato edhe gjatë bisedave me persona që takojnë gjatë ditës, apo të rishohin listën e detyrave edhe në rradhë duke pritur për të marrë kafen.

Lexoni: Çfarë ju nevojitet për një rutinë të fuqishme mëngjesi

Çfarë mund të bëjnë kompanitë për t’i ndihmuar punonjësit të përfshihen në detyrat e tyre:

Përpara se të nisin nga punët mund t’u jepen pak minuta relaksi, një bisedë e shkurtër planifikimi për detyrat e ditës, inkurajim për t’i dhënë prioritet detyrave më të rëndësishme, lista të shkurtra për t’u check-uar apo thjesht t’u jepet autonomi punonjësve për punët që bëjnë dhe për të plotësuar detyra specifike.

/ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0