Një reality show gjatë luftës, specialistja e PR-it: Aktrimi i Zelenskyt përballë shahut të Putin, strategjitë që po përdorin - Business Magazine Albania

Një reality show gjatë luftës, specialistja e PR-it: Aktrimi i Zelenskyt përballë shahut të Putin, strategjitë që po përdorin

reality show

Me sytë e ngulur nga televizori e rrjetet sociale, duke parë të tmerruar pushtimin barbar të Ukrainës nga Rusia që prej 24 shkurtit, jo pak vëmendje ka marrë për guximin e tij dhe frymëzimin që ka përcjellë te populli për t’ju përgjigjur armikut, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Si pothuajse të gjithë, për të shuar kuriozitetet, ne ngremë pyetjen se si arriti një ish-komedian i kthyer në një politikan të suksesshëm, të rrëmbejë zemrat e njerëzve kudo në botë për 12 ditë? A është ai një hero i vërtetë siç e quajnë shumica sot, apo thjesht një PR i mirë? Epërsia e tij ndaj publikut karshi armikut Vladimir Putin? Pse jo të evidentojmë disa nga “dallimet” e politikanëve shqiptarë, përballë Zelenskyt, në komunikimin publik? Etj,.

Një prej specialisteve më të mira të marketingut dhe PR, pedagogia Edlira Mali, në një intervistë për Pozitivi.org, iu ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve, duke zbërthyer rolin e aktorit kryesor në këtë luftë që sipas saj është Zelensky dhe lëvizjet e shahut që po luan presidenti rus Vladimir Putin.

Vetëm pak vite më parë, Volodymyr Zelensky ishte një komedian dhe aktor që luante presidentin e Ukrainës. Në viten 2010 ai arriti të bëhej një “yll televiziv” në Ukrainë, me serialin “Servant of the People” (Shërbëtori i popullit). Mësuesi që u bë president në film, sot është aktori që u bë president i Ukrainës, i cili 3 vite pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë po dëshmon se është një udhëheqës i denjë në këtë luftë. Nisur nga ky bekgraund, Edlira Mali thotë se zgjedhja e tij në krye të presidencës së Ukrainës nuk është rastësi, duke shtuar edhe faktin që ai ka studiuar për drejtësi.

“Shpesh herë kam menduar se profesioni i aktorit dhe politikanit kanë shumë të përbashkëta. Zelensky nuk është thjesht një aktor që një ditë vendosi të merret me politikë, ndonëse ky ka qenë profesioni kryesor i tij. Arsimin bazë universitar e ka kryer në fushën e drejtësisë, është gjithashtu sipërmarrës, producent, krijues. Roli i presidentit në ekran për një periudhë 4 vjeçare ka qenë një përgatitje jo e papërfillshme, e cila me sa duket e ka pajisur me aq shumë siguri dhe vetëbesim sa që vendosi që këtë rol nga skena artistike ta kalojë edhe në skenën e vërtetë politike”, thotë Mali.

Në fillim të luftës, kur u pyet se nëse do të donte të evakuohej përballë kërcënimeve ruse, i bindur Zelensky u përgjigj “Unë kam nevojë për municione, jo për një udhëtim.” Ne mes të këtij konflikti që po përfshin botën, sipas Malit, presidenti i Ukrainës u gjend përballë 2 zgjedhjeve, “të merrte rolin e karakterit kryesor të kësaj lufte ose do të dorëzohej”.

“Qartësisht Zelensky ka zgjedhur të parin dhe po e luan me shumë kujdes këtë rol. Po i përdor të gjitha aftësitë e tij aktoriale për t’i dërguar mbarë botës apele emocionale dhe për të fituar vëmendjen jo vetëm të drejtuesve të NATOs e liderëve botërorë, por edhe të qytetarëve të thjeshtë të botës”, thekson ajo. Ky është padyshim guxim përtej aftësive që ai po përdor. Zelensky bëri fushatë elektorale me premtimin se mund të negocionte paqen me Rusinë, e cila kishte aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe duke mbështetur separatistët pro-ruse në vitin 2014, që nisën kryengritje në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar një konflikt që mendohet se mori jetët e mbi 14 mijë personave. Por këmbëngulja e Putin që Ukraina t’i largohej Perëndimit u bë edhe më intensive. Zelensky më tej, këmbënguli në shtytjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, një veprim që zemëronte presidentin rus.

Nisur nga zhvillimi i ngjarjeve Zelensky e dinte se ku po shkonte, thotë specialistja e PR. Sipas Malit ai “ka pasur kohë të përgatitet për rolin që do të luante kur të vinte ky moment dhe të zgjidhte skenarin përkatës në përputhje me situatën”.

Mendoj se është shumë shpejt për të emërtuar dikë hero. Duhet të shohim shumë akoma. E vërtetë që historia ka treguar se heronjtë lindin në fushat e betejës dhe sot Zelensky ndodhet pikërisht atje, por aftësitë e shkëlqyera komunikuese nuk mjaftojnë për t’u shpallur hero. Duhet shumë më tepër se kaq. Nuk mendoj se Zelensky u gjend rastësisht në një situatë tillë. Ai e dinte shumë mirë se ku po shkonte pasi konflikti i Ukrainës me Rusinë nuk ka lindur sot”, shprehet për Pozitivin.

Vendosshmëria dhe guximi i tij në luftë janë ndihmuar edhe nga një PR i mirë. Megjithëse Zelensky thotë se është bërë “objektivi kryesor” i Kremlinit, ai ka fituar respektin e shumicës së publikut duke refuzuar të largohet nga kryeqyteti. Në vend të kësaj, ai ka ecur në rrugët e Kievit dhe u ka kërkuar ukrainasve të rezistojnë, ndërkohë që harton një strategji të suksesshme komunikimi që ka fituar zemrat dhe mendjet e liderëve dhe qytetarëve evropianë.

Lexo: Të bësh biznes me Rusinë: Për markat e mëdha ndërkombëtare nuk është gjithmonë bardh e zi 

Ndryshe nga shumë politikanë botërorë, në rastin e Zelensky-t nuk shohim zëdhënës dhe as ndërmjetës. Ai komunikon drejtpërdrejt me të gjithë, e duket se ndjehet më i sigurt përballë një ekrani, madje edhe një ekrani celulari, si kur tregon se është në rrugët e Ukrainës së shkatërruar duke mbrojtur vendin, ashtu edhe kur i drejtohet Parlamentit Europian duke cilësuar se kjo është hera e fundit që mund ta shohin të gjallë. Suksesi i tij në përdorimin e marketingut digjital qëndron pikërisht në aftësitë e tij për të krijuar kontent. Gjatë ditëve të luftës Zelensky është duke performuar në një reality show, ku ai është aktori në rolin kryesor”, tha Edlira Mali mes të tjerash në intervistën për Pozitivi.

Sipas profesores “tani, të gjithë ekspertët e komunikimit, PR-it, marketingut politik në botë, kanë marrë laps e letër dhe po studiojnë rastin Zelensky”.

Ndërsa pranojnë se Presidenti rus Vladimir Putin ka forca superiore, Edlira Mali thotë se udhëheqja e Zelensky ka forcuar vendosmërinë e Ukrainës. Sipas saj presidenti ukrainas dhe homologu i tij rus po ndjekin strategji në përputhje me gjeneratat që i përkasin. Strategjinë e Putin e krahasoi me shahun, nisur nga sjellja e tij.

Në fakt shahu është një lojë individuale, dhe rusët njihen si strategë në shah. Putin është duke ndjekur pikërisht këtë drejtim. I ulur i vetëm në zyrën e tij në një tavolinë të gjatë, shumë serioz, I veshur me kollare, i kuruar mirë, po përdor eksperiencën e tij dhe strategjitë shumëvjeçare dhe arsenalin e të parëve për të fituar”, tha ajo për Putin.

Një model krejt ndryshe cilëson Zelenskyn, duke thënë se strategjia e PR-t të tij po i shërben objektivit që ka për të mos luajtur vetëm.

“Në krahun tjetër, Zelensky, në rrugët e Kievit, i veshur sportiv me një t-shirt, i parruar, poston në rrjetet sociale (lexo media digjitale) një video të regjistruar me celular ku tregon se ai është atje duke u mbrojtur deri në fund. Shihet që Zelensky i ka aktivizuar të gjitha figurat në fushën e shahut, por asnjëherë nuk zgjedh që të veprojë i vetëm. Strategjia e PR-t të tij, nëse do ta quajmë kështu, po i shërben pikërisht këtij objektivi – Mosluajtjes vetëm. Ai kërkon mbështetje nga NATO, nga Europa, nga e gjithë bota, sepse ka nevojë për të. Atij i duhet mobilizimi i të gjithëve. Këtë e tregojnë edhe deklaratat me numrat e ushtarëve rusë të vrarë. Kjo I shërben për të rritur besimin, motivimin dhe moralin e ushtrisë dhe qytetarëve ukrainas”.

Lexo: Një video “deepfake” e Volodymyr Zelenskyy po qarkullon në rrjetet sociale. Ja çfarë duhet të dini

Ashtu si ardhja e Zelenskyt në skenën politike ishte një rast i artit që imitonte jetën, e njëjta gjë vlen dhe për përballjen e tij me luftën, jo më në skenë, por në realitet. Kjo krizë e madhe me të cilën po përballet Presidenti ukrainas ishte një krizë me të cilën ai ishte mësuar dhe ka pasur praktikë të mirë në katër vitet e tij si president në filmin “Shërbëtori i Popullit”.

“Bota ka nevojë të shikojë lidera dhe Zelensky po aktron një lider që e di mirë se çfarë i duhet shtetit të tij dhe nuk ka as frikë dhe as turp që ta kërkojë”, thotë profesoreshë Edlira.

Si lider i ri ka përdorur gjithmonë mediat sociale për të komunikuar me popullin e Ukrainës dhe pasi skenat e tmerrshme të pushtimeve ruse në Ukrainë janë shpërndarë gjerësisht në internet këtë javë, ai ka postuar shumë video në internet për të siguruar vendin se ai është duke qëndruar i fortë. Pikërisht këtë Mali e quan një strategjitë tij të suksesshme në krahasim me Putin.

“Një strategji të suksesshme të Zelensky-t në krahasim me Putin për mendimin tim, është komunikimi pikërisht me qytetarët. Putin e shohim duke marrë vendime strategjike dhe duke dhënë urdhra për vënie në gatishmëri forcash bërthamore duke kërcënuar perëndimin, për mbyllje kanalesh mediatike vendase që nuk i binden mënyrës së diktuar prej tij për pasqyrimin e situatës aktuale, për burgosje qytetarësh rusë që protestojnë ose përmendin fjalët “luftë” dhe “pushtim”, etj””, shtoi ajo për pozitivi.org.

Prekja emocionale e audiencës është një element kyç që Zelenksy përdor kur i drejtohet popullit, përfshirë dhe atij rus.

“Ndërkohë Zelensky komunikon duke tentuar që të preki pjesën emocionale të të gjithë qytetarëve, përfshirë këtu edhe qytetarët rusë. Njohja shumë e mirë dhe komunikimi në gjuhën ruse i ka dhënë një armë më shumë në këtë drejtim duke e bërë më të afërt dhe emocional në sytë edhe të qytetarëve rusë”, deklaron Mali.

Suksesi i tij në përdorimin e marketingut digjital qëndron pikërisht në aftësitë e tij për të krijuar kontent. Gjatë ditëve të luftës Zelensky është duke performuar në një reality show, ku ai është aktori në rolin kryesor. Vërtetë që ka edhe aktorë të tjerë, por ai është kryesori dhe zakonisht, në këto raste aktori në rolin kryesor kur është I suksesshëm, arrin të marri më vete mendjen dhe zemrën e publikut, i cili fillon të lidhet aq shumë emocionalisht me personazhin saqë fillon të ndjejë të njëjtat emocione që ai tregon në skenë. Një shembull i kësaj është video e fundit kur Zelensky shpreh zemërimin dhe indinjatën e tij me vendimin e NATOs për të mos e shpallur Ukrainën zonë No-fly. Performanca e tij gjatë kësaj video arrin të depërtojë edhe tek liderët e shteteve të botës që nuk janë drejtpërdrejt të lidhur me konfliktin në fjalë, shtoi ajo.

Edlira ndër të tjera tregoi edhe se çfarë bën ndryshe Zelensky nga politikanët tanë sa i përket komunikimit me popullin. Zelensky, tha ajo, nuk del shumë në ekranin e televizorit, por përdor ekranet digjitale nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Ndryshe nga politikanët shqiptarë, Zelensky e ka reduktuar daljen në ekranin e televizorit – gjenerata e tij nuk beson tek media tradicionale. Përdorimi i marketingut digjital – rrjeteve sociale është një aftësi mjaft e suksesshme e tij-You tube, Facebook, Instagram janë kanalet e komunikimit të tij të drejtpërdrejtë si me qytetarët ukrainas, si me qytetarët e shteteve fqinjë, ashtu edhe me qytetarët e mbarë botës, madje edhe me liderat botërorë”.

INTERVISTA E PLOTË

Pyetje: Zelensky një aktor që bëhet president, çfarë mendimi keni?

Edlira Mali: Një aktor që bëhet presidenti i një shteti tregon një aktor të suksesshëm apo një politikan të zotin? Shpesh herë kam menduar se profesioni i aktorit dhe politikanit kanë shumë të përbashkëta. Mund të përmendim këtu, 1- Aftësia për t’u sjellë natyrshëm përpara kamerave nuk është e thjeshtë për këdo – politikanët dhe aktorët duken të kenë lindur me këto aftësi. 2- Komunikimi në publik, aftësia për të bërë publikun për vete dhe për të fituar zemrat e audiencës – kam parë shumë politikanë që nuk e posedojnë këtë aftësi, por Zelensky këtë e ka parësore. 3- Ndjekja e një skenari, shpesh herë edhe imagjinar, 4- Të paraqiturit shumë të besueshëm në atë që thonë dhe bëjnë – ndryshimi jo vetëm i shprehjeve të mimikës, por edhe gjendjes emocionale që tregojnë gjatë aktrimit. 5- Improvizimi në situata të caktuara 6- Disiplinë e forte në kryerjen e rolit që kanë marrë përsipër. Këto doza në rastin e Zelensky-t duhen dyfishuar. Zelensky nuk është thjesht një aktor që një ditë vendosi të merret me politikë, ndonëse ky ka qenë profesioni kryesor i tij. Arsimin bazë universitar e ka kryer në fushën e drejtësisë, është gjithashtu sipërmarrës, producent, krijues. Roli i presidentit në ekran për një periudhë 4 vjeçare ka qenë një përgatitje jo e papërfillshme, e cila me sa duket e ka pajisur me aq shumë siguri dhe vetëbesim sa që vendosi që këtë rol nga skena artistike ta kalojë edhe në skenën e vërtetë politike.

Pyetje: Si e analizoni sjelljen e presidentit Zelensky që nga dita e parë e luftës deri më tani?

Edlira Mali:  Ukraina dhe presidenti i saj ndodhen në mes të një konflikti botëror dhe në këtë rast, ai si lider i këtij shteti, ose do të merrte rolin e karakterit kryesor të kësaj lufte ose do të dorëzohej. Qartësisht Zelensky ka zgjedhur të parin dhe po e luan me shumë kujdes këtë rol. Po i përdor të gjitha aftësitë e tij aktoriale për t’i dërguar mbarë botës apele emocionale dhe për të fituar vëmendjen jo vetëm të drejtuesve të NATOs e liderëve botërorë, por edhe të qytetarëve të thjeshtë të botës.

Pyetje: Ne syrin tuaj, a është ai një hero i vërtetë siç edhe e quajnë apo është thjesht PR-i i mirë?

Edlira Mali: Mendoj se është shumë shpejt për të emërtuar dikë hero. Duhet të shohim shumë akoma. E vërtetë që historia ka treguar se heronjtë lindin në fushat e betejës dhe sot Zelensky ndodhet pikërisht atje, por aftësitë e shkëlqyera komunikuese nuk mjaftojnë për t’u shpallur hero. Duhet shumë më tepër se kaq. Nuk mendoj se Zelensky u gjend rastësisht në një situatë tillë. Ai e dinte shumë mirë se ku po shkonte pasi konflikti i Ukrainës me Rusinë nuk ka lindur sot. Në postin e presidentit të vendit që ndodhet prej vitesh në mesin e konfliktit botëror, Zelensky ka pasur kohë të përgatitet për rolin që do të luante kur të vinte ky moment dhe të zgjidhte skenarin përkatës në përputhje me situatën.

Pyetje: Cilat janë taktikat e PR që ai po përdor?

Edlira Mali: Një nga strategjitë e qarta që ka zgjedhur Zelensky është ajo e komunikimit të drejtpërdrejtë, shmangja e palëve të ndërmjetme, përfshirë këtu edhe median. Ndryshe nga shumë politikanë botërorë, në rastin e Zelensky-t nuk shohim zëdhënës dhe as ndërmjetës. Ai komunikon drejtpërdrejt me të gjithë, e duket se ndjehet më i sigurt përballë një ekrani, madje edhe një ekrani celulari, si kur tregon se është në rrugët e Ukrainës së shkatërruar duke mbrojtur vendin, ashtu edhe kur i drejtohet Parlamentit Europian duke cilësuar se kjo është hera e fundit që mund ta shohin të gjallë.

Ndryshe nga politikanët shqiptarë, Zelensky e ka reduktuar daljen në ekranin e televizorit – gjenerata e tij nuk beson tek media tradicionale. Përdorimi i marketingut digjital – rrjeteve sociale është një aftësi mjaft e suksesshme e tij – You tube, Facebook, Instagram janë kanalet e komunikimit të tij të drejtpërdrejtë si me qytetarët ukrainas, si me qytetarët e shteteve fqinjë, ashtu edhe me qytetarët e mbarë botës, madje edhe me liderat botërorë. Suksesi i tij në përdorimin e marketingut digjital qëndron pikërisht në aftësitë e tij për të krijuar kontent. Gjatë ditëve të luftës Zelensky është duke performuar në një reality show, ku ai është aktori në rolin kryesor. Vërtetë që ka edhe aktorë të tjerë, por ai është kryesori dhe zakonisht, në këto raste aktori në rolin kryesor kur është I suksesshëm, arrin të marri më vete mendjen dhe zemrën e publikut, i cili fillon të lidhet aq shumë emocionalisht me personazhin saqë fillon të ndjejë të njëjtat emocione që ai tregon në skenë. Një shembull i kësaj është video e fundit kur Zelensky shpreh zemërimin dhe indinjatën e tij me vendimin e NATOs për të mos e shpallur Ukrainën zonë No-fly. Performanca e tij gjatë kësaj video arrin të depërtojë edhe tek liderët e shteteve të botës që nuk janë drejtpërdrejt të lidhur me konfliktin në fjalë.

Pyetje: Çfarë po bën gabim dhe mirë sipas jush?

Edlira Mali: Nuk mendoj se mund të gjykohet sot se çfarë po bën mirë e çfarë po bën gabim, apo nëse këto strategji janë të duhurat. Atë do ta tregojë koha. Në shah, strategji e suksesshme është ajo që të siguron një lëvizje më shumë se kundërshtari, pra fitoren. Ajo që mund të them me siguri është se tani, të gjithë ekspertët e komunikimit, PR-it, marketingut politik në botë, kanë marrë laps e letër dhe po studiojnë rastin Zelensky. Në një sondazh që bëra me studentët e mi këto ditë, rezultoi se ajo çfarë kanë parë më shumë ditët e fundit në rrjete sociale, përfshirë dhe YouTube e Google, janë videot e Zelensky-t, madje dje dëgjova se fjala më e kërkuar në google është emri Zelensky. Nëse ky nuk quhet sukses, çfarë emri tjetër mund t’i vemë.

Pyetje: Sa i rëndësishëm është PR në një situatë lufte?

Edlira Mali: Duke konsideruar funksionet e PR-it , në situatë lufte përdorimi i tij merr rëndësi mjaft të veçantë në disa drejtime: – Komunikimi i brendshëm – motivimi dhe mobilizimi i ushtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në luftë si dhe komunikimi me komunitetin (qytetarët) – Komunikimi strategjik me kundërshtarin – negociatat, etj, – Komunikimi strategjik për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie me aleatët me qëllim sigurimin e mbështetjes dhe ndihmës së tyre – Marrëdhëniet me median për të influencuar në krijimin e opinionit botëror.

Pyetje: Si e shikoni figurën e Zelenskyt krahasuar me atë të Vladimir Putin?

Edlira Mali: Zelensky 44 vjeç dhe Putin 69 vjeç i përkasin dy gjeneratave të ndryshme dhe sigurisht që po ndjekin strategji në përputhje me gjeneratat që i përkasin.

Në fakt shahu është një lojë individuale, dhe rusët njihen si strategë në shah. Putin është duke ndjekur pikërisht këtë drejtim. I ulur i vetëm në zyrën e tij në një tavolinë të gjatë, shumë serioz, I veshur me kollare, i kuruar mirë, po përdor eksperiencën e tij dhe strategjitë shumëvjeçare dhe arsenalin e të parëve për të fituar – gjithçka transmetohet në ekranin e televizionit (lexo media tradionale) kur ai kërcënon botën me vënien në gatishmëri të forcave bërthamore të Rusisë.

Në krahun tjetër, Zelensky, në rrugët e Kievit, i veshur sportiv me një t-shirt, i parruar, poston në rrjetet sociale (lexo media digjitale) një video të regjistruar me celular ku tregon se ai është atje duke u mbrojtur deri në fund. Shihet që Zelensky i ka aktivizuar të gjitha figurat në fushën e shahut, por asnjëherë nuk zgjedh që të veprojë i vetëm. Strategjia e PR-t të tij, nëse do ta quajmë kështu, po i shërben pikërisht këtij objektivi – Mosluajtjes vetëm. Ai kërkon mbështetje nga NATO, nga Europa, nga e gjithë bota, sepse ka nevojë për të.

Ai e beson shumë mirë që këtë luftë nuk mund ta fitojë dot i vetëm, sepse i njeh kapacitetet e tij si të pamjaftueshme për të fituar kundër një superfuqie me epërsi të mëdha ushtarake si Rusia. Atij i duhet mobilizimi i të gjithëve. Këtë e tregojnë edhe deklaratat me numrat e ushtarëve rusë të vrarë. Kjo I shërben për të rritur besimin, motivimin dhe moralin e ushtrisë dhe qytetarëve ukrainas, por edhe për t’i treguar botës që kjo ushtri e këta qytetarë ndonëse pa përgatitje të mirëfilltë ushtarake nuk do të dorëzohen deri në momentin e fundit, ndaj e meritojnë mbështetjen, ndihmën që po kërkojnë si dhe vëmendjen e pjesës tjetër të botës.

Bota ka nevojë të shikojë lidera dhe Zelensky po aktron një lider që e di mirë se çfarë i duhet shtetit të tij dhe nuk ka as frikë dhe as turp që ta kërkojë. Një strategji të suksesshme të Zelensky-t në krahasim me Putin për mendimin tim, është komunikimi pikërisht me qytetarët. Putin e shohim duke marrë vendime strategjike dhe duke dhënë urdhra për vënie në gatishmëri forcash bërthamore duke kërcënuar perëndimin, për mbyllje kanalesh mediatike vendase që nuk i binden mënyrës së diktuar prej tij për pasqyrimin e situatës aktuale, për burgosje qytetarësh rusë që protestojnë ose përmendin fjalët “luftë” dhe “pushtim”, etj.

Ndërkohë Zelensky komunikon duke tentuar që të preki pjesën emocionale të të gjithë qytetarëve, përfshirë këtu edhe qytetarët rusë. Njohja shumë e mirë dhe komunikimi në gjuhën ruse i ka dhënë një armë më shumë në këtë drejtim duke e bërë më të afërt dhe emocional në sytë edhe të qytetarëve rusë.

Pyetje: Çfarë mund të thoni për strategjine PR-it të Zelenskyt krahasuar me politikanët shqiptarë?

Edlira Mali: Në këtë krahasim do të ishim në kushte të pabarabarta. Politikanët shqiptarë nuk janë përballur me situata të një lufte me përmasa botërore. Megjithatë, nëse do të analizojmë elementë të veçantë të komunikimit politik, mund të them se siç e përmenda më lart, Zelensky, ndryshe nga politikanët shqiptarë, nuk del shumë në ekranin e televizorit, por përdor ekranet digjitale nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo i ka rezultuar e suksesshme dy herë: – Gjatë fushatës elektorale për president, Zelensky komunikoi direkt me elektoratin dhe zgjedhësit nëpërmjet komunikimit virtual me video duke shmangur madje edhe takimet e drejtpërdrejta, në një fushatë shumë të pazakontë virtuale, e cila rezultoi me një fitore të 73% të votave të elektoratit nga ana e Zelensky-t – Sot, duke komunikuar drejtpërdrejt si me qytetarët, ashtu edhe me liderat ndërkombëtarë, po ia del që të kthejë sytë dhe mendjen e të gjithë botës nga Ukraina, nga konflikti i saj me Rusinë duke fituar simpatinë dhe mbështetjen e pjesës më të madhe të botës, përfshirë këtu edhe shtete si Zvicra që zakonisht në situata të tilla qëndrojnë neutralë.

Beklie Koltraka, Pozitivi.org

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0