Një rast reflektimi: Edukimi i fëmijës në Japoni, e më tepër

Një rast reflektimi: Edukimi i fëmijës në Japoni, e më tepër


Në një botë ku globalizimi po “fut hundët” akoma dhe më shumë në punët e shteteve të tjera, është e vështirë të ruash autenticitetin dhe traditat. Është e vështirë, sepse globalizimi krijon një faqe të re të mesme dhe standard duke “vrarë” copëzat e vogla të kulturës autentike të çdo vendi.

Por, ka disa vende, të cilat kanë ruajtur karakteristikat e tyre dhe me kohën kanë zhvilluar një shoqëri, e cila bazohet mbi disa norma të prera. Madje, edhe gjermanët që konsiderohen si shumë të rregullt, do t’a kishin zili. Bëhet alë për Japoninë, ishullin e gjelbëruar që preket nga “Unaza e zjarrtë e Paqësorit”.

Prej kohësh ata njihen për një disiplinë shumë të fortë dhe për rregulla që për pjesën tjetër të planetit, përfshirë dhe
ne, janë gati jo normale.

Të bën përshtypje teksa sheh se sa të rregullt janë japonezët dhe se si ata mësohen dhe rriten. Kjo, ndoshta e diktuar edhe nga rrethanat e vendit.

Një fëmijë japonez nuk qan kot dhe nuk llastohet nga prindërit duke plotësuar çdo tekë që ka. Ata në themel janë shumë më të ndryshëm se fëmijët australianë, të cilët ndodhen shumë më pranë.

Ata mësohen të jenë qytetarë të denjë dhe të rregullt. Të mësojnë se ç’është respekti dhe të mos hedhin poshtë njëri-tjetrin. Madje nga biseda me miq që kanë patur marrëdhënie biznesi me japonezë, kam mësuar edhe se për japonezët ajo çka ne në Shqipëri e kemi brand-uar aq shumë si “Besa”, është diçka krejt normale dhe nuk ka asgjë për ta bërë të madhe. Nëse arrin një marrëveshje me ta, së pari kontratat nuk janë gjëja më me rëndësi, por ala. Edhe marrëdhënia juaj do të vazhdojë për vite nëse do të jeni të besueshëm me ta duke treguar korrektësi për gjithçka dhe duke mos u përpjekur të përfitoni në kurriz të tyre.

japonia

E gjithë kjo është krejtësisht normale. Por, ja që në vendin tonë, por edhe në perëndim nuk para ndodh e njëjta gjë si në Japoni. Është e çuditshme në fakt të mendosh që në kanalet kulluese anash rrugës në Japoni mund të gjesh peshq Koi, tipikët e Japonisë. Ata qëndrojnë në paqe me ujin natyral. Japonezët kanë krijuar kështu një marrëdhënie të afërt midis kafshëve dhe njerëzve. Këto “akuariume” publike bien ndesh me idenë e parë që shkon në mendje kur kujtojmë kanalet kulluese të Shqipërisë. Në fakt, doja të thoja, atëherë kur ka të tillë.

japonia

Por le të kthehemi tek fëmijët.

Deri në klasën e 4-t, ata nuk bëjnë provime. Sepse për japonezët së pari fëmija duhet të formojë personalitetin e tij, e më pas të marrë rëndësi ajo çka mëson në
shkollë. Duket e çuditshme ta thuash, por janë thjesht diferencat kulturore. Fëmijët fillojnë që shumë të vegjël të kryejnë punë të vogla. Kështu që në moshën 4-5 vjeçare ata ikin të blejnë gjëra në dyqan, krejtësisht vetëm. Madje në moshën 7-8 vjeçare ata fillojnë të ikin vetëm në shkollë, duke ndërruar disa trena e duke u kujdesur vetë për gjithçka. Kjo i bën ata më të përgjegjshëm për veten e tyre. Në shkolla pamja është krejt e ndryshme nga ajo që jemi mësuar. Që në klasë të dytë fëmijët shkojnë dhe marrin ushqimin e përgatitur në kuzhinë dhe grupet e tyre që ndërrohen herë pas here, u shërbejnë ushqimin pjesës tjetër.

japonia

Por, as pjesa tjetër nuk rri kot. Ata rregullojnë klasën e tyre duke e kthyer në pak minuta në një ambjent ku mund të ushqehen. Përgjegjësit e ushqimit, kanë një
listë me gjërat që duhen bërë përpara ushqimit si minimalisht larja e duarve. Mësuesi i tyre, gjithashtu ushqehet në të njëjtin vend me nxënësit. Kjo krijon një marrëdhënie besimi midis dy palëve. Pasi mbaron ushqimi fëmijët kujdesen që enët të shkojnë në vendin e caktuar, dhe të gjithë bashkë pastrojnë jo vetëm klasën, por edhe ambientin që përdorën duke përfshirë korridoret dhe dhomat e tjera. Por diçka është tepër simbolike dhe bie së tepërmi në sy. Një pjesë e ushqimit që ka si burim tokën, nuk është i blerë në dyqan, por i mbjellë nga vetë nxënësit. Ata kujdesen gjatë gjithë procesit duke mësuar kështu bazat e të jetuarit. Përgjegjësinë për veten dhe të tjerët. Gjithashtu edhe qytetarinë.

Pasditet e tyre zakonisht janë të zëna me workshop-et jashtë shkollore, të cilat janë të shumta. Shkolla, deri në universitet, nuk konsiderohet si një periudhë e
keqe për japonezët. Madje, ata e quajnë “pushimet përpara punës”. Bazuar në këtë kulturë, ata rriten për të krijuar një nga vendet me më shumë disiplinë në botë. Ndryshe nga kudo, njerëzit rrinë në radhë për një, teksa presin trenin apo autobusin. Madje edhe nëse njëra anë e shkallëve është e zënë dhe tjetra e lirë, askush nuk tenton “të tregohet i zgjuar”. E rëndësishme është se të gjithë kanë ndikim në gjithçka ndodh dhe çdonjëri është përgjegjës. Të gjithë duhet të bëjnë më të mirën që gjithçka të shkojë mirë. Para disa kohësh, shoferët e autobusëve u detyruan të bënin grevë. Por, zgjidhja e tyre ishte: nuk pranonin t’u merrnin biletën udhëtarëve. Kështu ata kryenin punën, i dërgonin njerëzit në destinacion dhe i krijonin humbje kompanisë. Një grevë japoneze kjo, ndryshe nga vende ku transporti apo aktiviteti pezullohet totalisht.

japonia

Padyshim që si çdo vend, edhe Japonia ka problemet e veta. Por, kultura e tyre na tregon shumë se si duhen bërë disa gjëra dhe se si njerëzit mund të jetojnë dhe të veprojnë më mire pa burokraci.

Por mbi të gjitha, se sa shumë rëndësi kanë veprimet e secilit prej nesh në ambientin që na rrethon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0