Një program dedikuar sipërmarrëseve të reja në Shqipëri

Një program dedikuar sipërmarrëseve të reja në Shqipëri

Young Women

Programi Young Women Entrepreneurs synon të nxisë më shumë nismat sipërmarrëse tek vajzat dhe gratë në të gjithë Shqipërinë. Qëllimi është që sipërmarrja të konsiderohet si mundësi karriere.
Projekti do të zhvillohet në disa rrethe të vendit tonë për të motivuar dhe orjentuar vajzat dhe gratë, të cilat janë të interesuara për të krijuar bizneset e tyre si dhe të jenë sipërmarrëse të suksesshme. Një program si ky do t’i ndihmojë ato të kuptojnë si funksionon një mjedis dinamik si ai që na rrethon në 2020. Programi po realizohet me Mbështetjen Financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Ky program po zhvillohet nga Qendra BIND dhe është themeluar nga Keti Gjipali, një Alumni e programeve të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Programi ka zhvilluar 2 webinare online gjatë përiudhës së karantinës, lidhur me gjenerimin e ideve të biznesit dhe trajtimin e problemit nga ana e sipërmarrëseve. YWE ka zhvilluar edhe 3 trajnimet fizike në qytetin e Shkodrës.

Young Women

Trajnimi do të vijojë në qytetin e Vlorës dhe së fundi finalistet e secilit qytet do të takohen në Tiranë, për t’u njohur me mundësi të reja për to.

Të jesh një vajzë apo grua sipërmarrëse në Shqipëri nuk është dhe aq e vështirë. Pengesat më të mëdha janë në mendjen tonë. Shumë vajza dhe gra ja kanë dalë mbanë më së miri, jo vetëm të hapin një kompani, por edhe të jenë tepër të suksesshme.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, aktualisht gratë drejtojnë dhe menaxhojnë mbi 29.7% të aktivitetit ekonomik, tregtar dhe shërbimeve në Shqipëri dhe në mbarë botën vetëm 30% e bizneseve janë në pronësi të një sipërmarrëse femër. Ja pra që nuk duhet ta mendojmë Shqipërinë si një pjesëz të veçuar të botës.

Vajzat dhe gratë nuk mbeten pas dhe në fushën e zotërimit të aktiviteteve të ndërmarrjeve ekonomive dhe prodhuese. Në vitin 2018, përqindja e grave ndërmjet pronarëve apo administratorëve të ndërmarrjeve është rritur në 29.7% nga 26.8% që ishte në vitin 2017.

Përqindja e pronareve/administratoreve gra është më e lartë në ndërmarrje të vogla (me 1-4 të punësuar) 30.2% por ka pësuar rritje në të gjitha kategoritë krahasuar me vitin paraardhës. Rritja më e madhe në vitin 2018, është regjistruar në ndërmarrjet me mbi 10 të punësuar, ku ka 5.0% më shumë gra pronare ose administratore se një vit më parë. Një nga qarqet më të mëdha me përfaqësimin më të madhë të grave në biznes është Tirana.

Ndërmarrjet me pronare apo administratore gra janë të përqendruara në këtë qark me 35.6 %. Kjo statistikë është dhe një nga arsyet e kësaj nisme. “Ne synojmë që sipërmarrjet e drejtuara nga vajzat dhe gratë të jenë njësoj në të gjithë Shqipërinë”, shkruhet në faqen zyrtare të YWE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0