Një prind i pastrehë merr mbështetje pasi një grua u përpoq t'a turpëronte atë në Facebook - Business Magazine Albania

Një prind i pastrehë merr mbështetje pasi një grua u përpoq t’a turpëronte atë në Facebook


Kur një grua u zhëngjye pasi pa një burrë duke fjetur në një kabinë të McDonald’s, ajo i bëri atij një foto dhe e publikoi atë në një grup privat në Facebook për të shprehur kritikat e saj.

Por pasi burrit iu dha një shans për të shpjeguar veten në komunitet, dhjetëra njerëz u mblodhën për ta ndihmuar atë.

21-vjeçari Simon Child është i pastrehë duke u përpjekur të mbështesë djalin e tij nga koha kur i vdiq gruaja.

Pasi dëgjoi rreth fotografisë, Child tha se ndjenjat e tij ishin lënduar – por fatmirësisht, ai nuk ndihet më në këtë mënyrë.

Gazetarët lokalë e intervistuan Child dhe i dhanë atij një shans për të treguar tregimin e tij. Kur i riu shkoi në punë të nesërmen, u trondit kur mori vesh se dhjetëra njerëz i kishin sjellë atij një grumbull të pelenave, veshjeve dhe pajisjeve.

Një berber i dha atij një premje të flokëve falas, në mënyrë që ai të mund të dukej mirë për mundësitë e tij të reja të punësimit. Anëtarë të tjerë të komunitet i’a paguan Child-it dhe djalit të tij qëndrimin në një hotel derisa të gjejnë strehim të përhershëm.

Një tjetër anëtar i komunitetit nisi një fushatë GoFundMe për të mbledhur para për Child – dhe deri më tani i’a kanë arritur të mbledhin mbi 2.000 dollarë.

Për më tepër, Child fitoi një shans për të biseduar me gruan që i bëri atij fotografinë. Ajo i tha atij se ajo kurrë nuk kishte për qëllim për t’a turpëruar dikë dhe se ajo vetëm kishte shprehur frustrimin e saj me qytetin.

GoodNewsNetwork

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0