Një nëndetëse që udhëton me shpejtësinë e zërit?! - Business Magazine Albania

Një nëndetëse që udhëton me shpejtësinë e zërit?!


Njerëzimi ka arritur që të kape dhe tejkalojë shpejtësinë e zërit në një mjedis me dendësinë e ajrit dhe ambiciet janë që kjo shpejtësi të kapet edhe në një mjedis me dendësi më të madhe, siç është uji.

Inxhinierët ushtarakë amerikanë prej kohësh kanë përveshur mëngët për të jetësuar një projekt sovjetik të Luftës së Ftohtë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një nëndetësje që do të udhëtonte nën ujë me shpejtësinë e zërit, pra 343 metra për sekondë.

Studiuesit e Laboratorit të Kërkimeve të Penn State janë duke përdorur një teknikë që e kanë pagëzuar me emrin “Superkaviteti”.

Sipas kësaj teknike, e gjithë nëndetësja vendoset brenda një “tullumbaci” gjigant të mbushur me ajër dhe nxjerr gazin e çliruar nga djegia e karburantit nga pjesa e përparme.

“Superkaviteti përdoret për të reduktuar fërikimin dhe rritur shpejtësinë e trupave në ujë, por ndonjëherë këto trupa ngecin brenda tullumbacit dhe vërtiten pa drejtim”, thotë Grant M.Skidmore, inxhinier i Penn State.

Kjo teknikë është përdorur me sukses tek mjete të vogla dhe të parët kanë qenë sovjetikët që e aplikuan me torpedon e quajtur “Shakval”, që ishte në gjendje të udhëtonte me shpejtësinë prej 370 kilometrash në orë nën ujë, më shpejt se çdo torpedo tjetër.

Nëndetëse-Shpejtësi-Zëri-Businessmag

 

/Lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0