Një në tre të rinj janë më të ekspozuar ndaj COVID-19, duhanpirja një nga shkaktarët! - Business Magazine Albania

Një në tre të rinj janë më të ekspozuar ndaj COVID-19, duhanpirja një nga shkaktarët!

Edhe pse pretendohet se të rinjtë janë më pak të ekspozuar rrezikut të infeksionit të coronavirusit, faktorë të caktuar rrisin rrezikun e infeksionit në të gjitha grupmoshat, shkruan Business Insider. Studimi i ri i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë në San Francisco (UCSF), tregon se çdo i treti person i moshës 18-25 vjet janë të ekspozuar rrezikut më të madh të prekjes nga COVID-19.

Konsiderohet se në rrezik më të madh nga infeksioni janë persona të caktuar, tek të cilët ekziston të paktën një faktor i rrezikut, përfshirë duhanpirja dhe sëmundjet kronike, për shembull, zemra e dobët, diabeti, astma, mbipesha, sëmundjet autoimune apo të mëlçisë.

Megjithatë, shkencëtarët kanë konfirmuar se konsumimi i cigareve është faktor dominant i rrezikut tek personat adoleshentë. Rreth 8.400 të rinj janë përfshirë në studim, rreth 25 për qind prej tyre kanë deklaruar se muajve të fundit kanë pirë cigare apo edhe ato që janë konsiderohen si cigare elektronike.

Në anën tjetër, 16 për qind e tyre kanë raportuar se vuajnë nga sëmundjet kronike, siç është astma: rreth 9 për qind e të rinjve kanë raportuar se vuajnë nga kjo sëmundje. 12 për qind e pjesëmarrësve në studim kanë bërë të ditur se kanë pirë cigare, rreth 7 për qind e tyre kanë konsumuar muajve të fundit cigare elektronike. Rreziku nga koronavirusi është përgjysmë më i vogël nëse përfshihen duhanpirësit, përfshirë ata që konsumojnë cigare elektronike, thonë shkencëtarët. Çdo i gjashti person i ri që nuk ka pirë cigare i është ekspozuar rrezikut të COVID-19, thuhet ndër tjera në studim.

Hulumtimi i USCF tregon se rreziku nga infeksioni i thellë nga koronavirusi për shkak të konsumimit të cigares apo atyre elektronike, është më i lartë tek të rinjtë me të ardhura më të vogla që nuk janë të siguruar për të paktën një pjesë të vitit, shkruan Business Insider.

Rreth 16 për qind e të rinjve të rritur të përfshirë në studim, por që nuk pinë cigare, kanë qenë meshkuj, e vetëm 9 për qind femra. Në anën tjetër, në mesin e këtyre femrave ka pasur më shumë raste me astmë dhe sëmundje autoimune. Edhe pse nuk konsumojnë cigare, 30 për qind e femrave janë të ekspozuara rrezikut nga COVID-19, përkundër 33 për qind të meshkujve. E duke marrë parasysh që coronavirusi sulmon organet respiratore, pacientët që tashmë vuajnë nga dëmtimi i mushkërive apo inflamacioni për shkak të duhanpirjes, mund të zhvillojnë një pasqyrë të rëndë të COVID-19.

Përveç kësaj, duhanpirësit i kanë më të theksuar receptorët ACE-2 në rrugët e frymëmarrjes, për të cilat lidhet virusi me qëllim që të sulmojë organizmin. Gjykuar nga kjo, personat me më shumë receptorë ACE-2 gjithashtu janë të ekspozuar rrezikut më të madh nga pasqyra e rëndë e COVID-19.

Bussines Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0