Një në katër europianë besojnë inteligjencën artificiale më shumë se politikanët, sipas një studimi - Business Magazine Albania

Një në katër europianë besojnë inteligjencën artificiale më shumë se politikanët, sipas një studimi


Me përçarjen e përgjithshme politike këto kohë, duket se shumë prej nesh do të ishin më të lumtur nëse robotët do të mund të merrnin vendime në vend të politikanëve.

Hulumtimet e reja kanë pohuar se një e katërta e europianëve do t’i besonin inteligjencës artificiale për të bërë zgjedhje politike sesa vetë njerëzit. Megjithëse, ky hulumtim thekson se mbi gjysma (56%) e të pyeturëve kanë frikë se robotët do të zëvendësojnë vendet e tyre të punës. Ky hulumtim nga Universiteti IE i Spanjës, e quajti qeverisjen e teknologjive të reja, së bashku me ndryshimet klimatike, si sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet sot BE.

Lexoni: Kur inteligjenca artificiale takon burimet njerëzore

Diego Rubio, drejtor ekzekutiv i qendrës së universitetit, tha: “Ky mendim, që ka të ngjarë të lidhet me mosbesimin në rritje të qytetarëve ndaj qeverive dhe politikanëve, përbën një pyetje të rëndësishme të modelit europian të demokracisë përfaqësuese, pasi ajo sfidon vetë nocionin e sovranitetit popullor”.

Sipas shifrave të tjera në kuadër të hulumtimit, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda dhe Gjermania ngrenë besimin tek inteligjenca artificiale mbi politikanët. Raporti gjithashtu zbulon se 70% e të pyeturve besojnë se pa rregullat e duhura, teknologjitë e reja do të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi në shoqëri gjatë dekadës së ardhshme.

“Shumica dërrmuese e europianëve presin që qeveritë e tyre të vendosin ligje dhe taksa të reja për të kufizuar automatizimin dhe për të parandaluar zëvendësimin e vendeve të punës, edhe nëse kjo do të thotë ngadalësim i progresit ekonomik”, tha Rubio. “Këto rezultate janë të qëndrueshme në të gjitha vendet, grupmoshat, gjinitë madje edhe ideologjitë. Gjithashtu, këto lloj masash janë aktualisht jashtë debatit politik”.

Lexoni: Shfaqja më e shikuar televizive në botë do të prezantohet nga inteligjenca artificiale

Po ashtu, thuhet se dy të tretat (68%) gjejnë shqetësuese faktin që njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në internet se sa personalisht në vitet në vijim. Raporti European Tech Insights 2019 studioi qëndrimin e publikut ndaj teknologjisë në tetë vende: Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Portugali, Hollandë dhe Britani e Madhe.

burimi: metro.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0