Një mësim për botën e kriptomonedhave nga kriza piramidale shqiptare - Business Magazine Albania

Një mësim për botën e kriptomonedhave nga kriza piramidale shqiptare

Sistemi alternativ i financave zëvendësoi dikur në Shqipëri  sistemin bankar sklerotik dhe të prapambetur nga ana teknologjike. Por mësimet nga shkatërrimi i saj dramatik mbeten të rëndësishme edhe sot. Në thelb, ajo që fillimisht u cilësua si një histori suksesi e sipërmarrjeve në sistemin post-komunist rezultoi të ishte një skemë piramidale me përmasa të mëdha.

Marketingu i shkëlqyer dhe premtimet e shumta krijuan një ekosistem informal, të decentralizuar, që lehtësoi kriminalitetin duke tërhequr turma njerëzish, që nuk morën parasysh paralajmërimet dhe as nuk ndoqën rregullat.

Tingëllon si  e dëgjuar apo jo? Lëvizja e papritur e kriptomonedhave ka sigurisht një lidhje midis industrisë digjitale dhe skemës Ponzi ( një mashtrim i cili ka ne thelb marrjen e parave nga kursimtarët apo investitorët. Për të joshur këta të fundit të “investojnë” skema ofron norma të larta kthimi me rrezik tepër të ulët. Më pas Skema e Ponzit procedon në të tillë mënyrë: Për t’i kthyer paratë investitorëve vjetër ajo përdor paratë e marra nga investitorët e rinj, për t’i kthyer paratë këtyre të fundit ajo merr paratë e investitorëve të tjerë që vijnë dhe kështu me radhë.)

Edhe skeptikët mund të mendojnë se krahasimi është pak i padrejtë. Mbi të gjitha, ka disa shpikje interesante nga kripto fermentimi, dhe është e qartë që ajo skemë po përdoret edhe sot. Por ka disa mësime delikate nga fiaskoja shqiptare për rregullatorët që tani kanë marrë në dorë botën e kriptovemonedhave.

Kriza piramidale e viteve 1990 në Shqipëri është aq magjepsëse sa ia vlen të eksplorosh çdo detaj të saj. Pas luftës së ftohtë, vendi fillimisht pa një rritje ekonomike që Fondi Monetar Ndërkombëtar e përshkoi si mbresëlënëse. Por bankat e saj në pronësi të shtetit ishin të dobëta dhe të bllokuara me kredi të shumta, duke kufizuar aftësinë e tyre për të rritur edhe më shumë financimin. Si rezultat, shqiptarët gjithnjë e më shumë u kthyen në një bandë të gjerë të tregtarëve të këmbimit valutor dhe bankave informale.

Fillimisht, edhe FMN mendoi se ishte diçka pozitive, falë  dërgesave të  shqiptarëve që jetonin jashtë vendit. Sidoqoftë,  më shumë se gjysma e 3 milion banorëve të Shqipërisë u përfshinë në skemat piramidale. Në kulmin e tyre, vlera nominale e skemave piramidale ishte e barabartë me gjysmën e prodhimit ekonomik vjetor të Shqipërisë.

Pavarësisht lidhjeve me krimin e organizuar, ata gëzuan respekt falë reklamave dhe politikanëve lokalë. Banka qendrore shqiptare paralajmëroi për rreziqet, por prokurorët nuk pranuan të zbatonin rregullat e saj. Në fillim të vitit 1997 skemat u shembën, duke shkaktuar trazira të dhunshme  dhe duke shkaktuar 2,000 viktima. Është mese e qartë, se paralelet midis skemave piramidale shqiptare dhe ekosistemit të sotëm të kriptomonedhave janë më shumë konceptuale sesa konkrete. Por të dyja mbështeteshin nga investimi i vazhdueshëm i parave.

Investimi i parave ishte magjia që shkaktoi skemat piramidale, nga normat e larta të interesit të premtuara nga skemat e investimeve shqiptare deri te ” ferma e prodhimit ” digjital të ditëve moderne . Edhe Nassim Nicholas Taleb , fillimisht një mbështetës i bitcoin,  ka arritur në përfundimin se këto skema nuk janë asgjë më shumë se një ” mashtrim ” që funksionon si një skemë Ponzi- me kriptovaluta të përdorura gjerësisht për të lehtësuar kriminalitetin.

Sidoqoftë, mësimet kryesore nga fiaskoja shqiptare janë se flluskat jashtë sistemit kryesor financiar mund të jenë shkatërruese; kur ato shpërthejnë. Ka pak diferencë midis “aktorëve të mirë” dhe “aktorëve të këqij”; dhe kostoja mund të jetë e jashtëzakonshme.

Zyrtarët shqiptarë nuk bënë asgjë pas shembjes së kompanive financiare. Për më tepër, ndërsa disa mund të kenë qenë të dyshimtë,  ka pasur shumë investime reale dhe shuma me vlera të mëdha. Sidoqoftë, kur skemat piramidale u shembën dhe varfëruan  pjesën më të madhe të popullsisë, shembja e tyre shkatërroi besimin te autoritetet dhe zhyti Shqipërinë në konflikte civile. Në mars 1997, një gazetë lokale shkruante: “Për momentin, supozoni se Shqipëria nuk ekziston”.

Megjithatë, përvoja shqiptare tregon rreziqet e mos angazhimit e rregullatorit.

Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0