Një martesë e keqe mund të jetë po aq e pa shëndetshme sa pirja e duhanit dhe alkolit

Një martesë e keqe mund të jetë po aq e pa shëndetshme sa pirja e duhanit dhe alkolit



Përktheu Adela Saliaj

Keni dëgjuar shpesh të thuhet se martesa i bën mirë shëndetit. Personat e martuar bëjnë jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë.

Por, një studim i ri tregon se edhe e kundërta mund të jetë e vërtetë. Dhe burrat duket se janë më të prekur.

Studiuesit në universitetet amerikane të Nevadës dhe Miçiganit kanë monitoruar 373 çifte heteroseksuale gjatë 16 viteve të para të martesës së tyre për të parë nëse mosmarrëveshjet në lidhje me tema të tilla si rritja e fëmijëve, paratë, rregullat dhe hobi kanë pasoja negative shëndetësore.

Studiuesit krahasuan më tej shëndetin e atyre grave dhe burrave që raportuan më shumë konflikte.

Rezultatet treguan se konflikti martesor ndikoi negativisht për shëndetin e të dy palëve: burrave dhe grave edhe pse konflikti kishte një ndikim më të madh tek meshkujt.

Vlerësimet shëndetësore u llogaritën duke u bërë pyetje bashkëshortëve rreth shëndetit të tyre, duke u munduar të kuptojnë nëse shëndeti i tyre ka ndikuar në punë, nëse ata janë mjaft të shëndetshëm për të bërë gjërat që ata duan të bëjnë, nëse kishin probleme me gjumin, nëse ishin të shqetësuar nga nervozizmi dhe ndiheshin nervoz, dhe nëse ata ishin të shqetësuar nga dhimbje koke.

Shëndeti u vlerësua me pesë në rastin e rezultatit më të lartë të shëndetshëm. Çiftet e konfliktit të ulët raportuan një mesatare prej 4.07 në fillim të martesës, kurse për çiftet e konfliktit të lartë mesatarja ishte gati 3.9


Marrëdhënie të shëndetshme.

Hulumtimet e mëparshme janë përqendruar në përfitimet shëndetësore të martesës me studime që zbulojnë se njerëzit me presion të lartë të gjakut, kolesterol dhe diabet, ishin me te shendetshem nese ishin te martuar. Normat e mbijetesës për sulmet në zemër u përmirësuan gjithashtu.
Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se njerëzit e martuar shkojnë tek mjeku më shpejt se sa të pa martuarit me të njëjtat simptoma që kanë një ndikim të dobishëm në normat e mbijetesës.

Rreziqe të ndryshme

Ashtu si një martesë e mirë mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore, një e keqe mund të ndikojë negativisht në disa mënyra. Konflikti në një marrëdhënie mund të çojë në përgjigje në trup të tilla si inflamacion, ndryshime në oreksin dhe rritje të lirimit të hormoneve të stresit, të cilat mund të ndikojnë në aspekte të shëndetit që variojnë nga funksioni i zemrës tek sistemi imunitar.

“Përjetimi i një konflikti të madh në një marrëdhënie është shumë i dëmshëm për shëndetin, po aq sa sjelljet negative të shëndetit si pirja e duhanit dhe alkolit”, thotë Rosie Shrout, i cili paraqiti rezultatet e studimit në një konferencë në Kolorado. “Nuk është veprimi për të nënshkruar një licencë martese që është i dobishëm për shëndetin, por ajo që bashkëshortët bëjnë për njëri-tjetrin gjatë gjithë martesës.

Konflikti mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për shëndetin nëse bashkëshortët janë armiqësor ose mbrojtës gjatë mosmarrëveshjeve ose nëse ata po diskutojnë për të njëjtën temë pa pushim, pa asnjë zgjidhje”, thotë Shrout. Veronica Lamarche, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Essex, tha për Guardian se përgjigjet trupore ndaj konfliktit të marrëdhënieve mund të shkaktojnë dëme afatgjata.

“Nuk është rasti që një luftë e vetme në një marrëdhënie të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme shëndetin tuaj, por lufta e shpeshtë gjatë shumë viteve do të ketë një pasojë prandaj është e rëndësishme të punohet për të komunikuar me njëri-tjetrin në mënyrë efektive për të ndihmuar në minimizimin e konfliktit”.

Burimi: www.weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0