Një letër e veçantë drejtuar prindërve

Një letër e veçantë drejtuar prindërve

prindër

Nga Vasjan Broka

Të Dashur Prindër!

Ju që keni marrë përsipër misionin hyjnor, atë të rritjes së fëmijëve në një planet, ku jo gjithmonë gjërat shkojnë drejt. E shkuara e këtij planeti është tragjike dhe e dhimbshme, por e ardhmja e tij magjike dhe e shndritshme.

Fëmijët tuaj janë shpresa se njerëzimi mund të ndërtojë Demokraci të Vërteta. Ata jetojnë në Epokën e Artë, ku e gjithë dija njerëzore mund të arrihet me një të shtypur të ekranit.

Sfida e tyre tani është, që të mos mbyten në baltën e ndërgjegjjes njerëzore, por të lundrojnë në ujërat e kristalta të saj. Përzgjedhja e informacionit më të mirë dhe zbatimi i tij në jetën e përditshme, do të përkufizojnë njeriun e suksesshëm të Shekullit të 21-të.

Loja e jetës po bëhet më e lehtë nga ky zhvillim teknologjik dhe ekonomik, por kjo s’do të thotë të ulemi në stolin e rezervave. Ky është momenti që fëmijët dhe të rinjtë të hidhen në sulm me një skemë të mirëmenduar dhe të shënojnë për fitoren e tyre gjeniale.

Secili prej fëmijëve tuaj mbart një mesazh të rëndësishëm për t’ia komunikuar Botës. Ne duhet të bëjmë të mundur krijimin e kushteve që ata të kenë Fuqinë, Zgjuarsinë dhe Dashurinë, që ta çojnë deri në fund transmetimin e këtij mesazhi.

Për këtë kemi krijuar një kamp veror posaçërisht për të rinjtë që duan të jenë Kampionë të Jetës së tyre. Për më shumë informacion mund të vizitoni www.smarted.al dhe www.wilsonschool.edu.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0