Albin Kurti i nis mbledhjet e qeverisë me uljen e pagës së tij dhe të kabinetit

Një leksion për politikanët. Albin Kurti i nis mbledhjet e qeverisë me uljen e pagës së tij dhe të anëtarëve të qeverisë


Qeveria e Kosovës ka vendosur të shfuqizojë vendimin e qeverisë së mëparshme të Ramush Haradinajt për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre.

Në mbledhjen e pare të qeverisë, ku u morën vendime, Albin Kurti propozoi që pagat, të cilat u dyfishuan gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, të rikthehen në nivelet e mëparshme.

“Propozoj që të shfuqizohet vendimi i Qeverisë me të cilin janë përcaktuar pagat për nivele të ndryshme. Ato kthehen në lartësinë e mëparshme. Ky vendim nuk ka efekt në uljen e pagave në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti.

Lexo këtu:  Shqipëri-Kosovë, një bashkëpunim më i fortë ekonomik?!

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave gati 100%. Kështu nga 1500 euro, paga e kryeministrit u bë 2950 euro.

Më vonë është votuar edhe ligji për paga, i cili parashikon rregullimin edhe për pagave të kabinetit qeveritar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0