Një grua do të drejtojë Organizatën Botërore të Tregtisë: në finale kandidatet nga Nigeria dhe Koreja e Jugut. - Business Magazine Albania

Një grua do të drejtojë Organizatën Botërore të Tregtisë: në finale kandidatet nga Nigeria dhe Koreja e Jugut.

Në grua do të jetë drejtoreshë e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, për herë të parë, në historinë e saj 25 vjeçare. Ky vendim vjen në një moment delikat, për ekonominë botërore që po ngadalësohet për shkak të pandemisë Covid-19 dhe krizës tarifore midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Pas një procesi përzgjedhje me 8 kandidatë, në fazën finale mbërritën nigeriania Ngozi Okonjo-Iweala dhe Yoo Myung-hee nga Koreja e jugu. Përveç tyre, Kenina Amina Mohamed ishte gjithashtu në garë, por ajo u ndal në raundin e dytë të bisedimeve. Zgjedhja e udhëheqësit të ri të përgjithshëm të OBT-së me seli në Gjenevë, ka nisur  pas dorëheqjes së brazilianit Roberto Azevedo, i cili u largua një vit më herët sesa të mbaronte mandati i tij. Njëra prej të dyjave do të marrë mandatin, në një moment kyç ku bota po vuan nga pandemia e koronavirusit, e cila e ka përplasur tregtinë dhe ka shkaktuar recesion të thellë global.

Një grua në krye të Organizatës Botërore të Tregtisë është e fundit në nivelin e institucioneve të rëndësishme ekonomike dhe financiare: Drejtueset femër kanë drejtuar në të kaluarën Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Qendrore Evropiane dhe Rezervën Federale . Jo vetëm kaq: gratë në krye mund të numërohen, në të kaluarën ose në të tashmen, në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe në Unesco.

Ngozi Okonjo-Iweala, 66, është kandidatja e Nigerisë: një ish-ministre e financave, me 25 vjet përvojë në Bankën Botërore, ajo është një ekonomiste me famë ndërkombëtare. Yoo Myung-hee, 53 vjeç, është përfaqësuesja e Koresë së Jugut: Ministrja aktuale e  Tregtisë, në të kaluarën ka mbajtur poste qeveritare në krye të departamenteve të rëndësishme, përfshirë atë të Industrisë dhe Energjisë.  Për herë të parë OBT u krijua në vitin 1995 me qëllimin e promovimit të tregtisë së hapur për të mirën e të gjithë shteteve. Ajo negocion dhe administron rregulla për tregtinë ndërkombëtare dhe përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet midis 164 anëtarëve të saj.

IL MESSAGGERO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0