Një gamë e re e-shërbimesh nga Ministria e Zhvillimit Urban, tashmë në portalin e-Albania!

Një gamë e re e-shërbimesh nga Ministria e Zhvillimit Urban, tashmë në portalin e-Albania!


14 mundësi të reja për të aplikuar online lidhur me kërkesat specifike që mund të ketë një subjekt, biznes apo qytetar ndaj institucionit për liçenca të ndryshme në fushën e ndërtimit, projektimit dhe studimit. Sportelet e këtyre shërbimeve vijnë më pranë përdoruesve përmes portalit unik qeveritar e-albania.al.

Deri më sot procedurat kanë qenë të lodhshme dhe fizikisht ju kanë shpenzuar shumë kohë e durim. Por tani, online përmes 14 e-shërbimeve të ndryshme, qetësisht nga kompjuteri, tableti apo smartphone juaj mund të kryeni të gjitha veprimet, duke eliminuar kostot e shërbimit postar, noterizimin e dokumenteve të kërkuara, si dhe procedurat e tepërta burokratike deri në trajtimin e aplikimit. Gjithashtu, çdo aplikues mund të ndjekë ecurinë e trajtimit të aplikimit të tij, në çdo moment, falë lehtësive që ofron ky sistem.

Shërbimi  i kërkuar do të merret nga aplikanti jo më vonë se 38 ditë, me një kosto minimale prej 150 lekësh të reja.

Jeni një biznes dhe kërkoni të pajiseni me liçencë profesionale shoqërie në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit?

Tani, online përmes shërbimit “Aplikim për herë të parë, për liçencë shoqërie në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit”, ju mund të ngarkoni gjithë dokumentacionin e kërkuar për shoqërinë dhe drejtuesit teknik të saj, nga kompjuteri, tableti apo smartphone juaj.

Klikoni këtu dhe përdorni shërbimin sipas udhëzimeve të detajuara.

Rinovimi i kategorive të liçencës profesionale

Nëse jeni individ që kërkoni të aplikoni për rinovimin e kategorive të liçencës profesionale individuale në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes së kolaudimit, atëherë lehtësisht dhe pa shumë vonesa shërbimin e gjeni online te portali e-Albania.

Individi që kërkon të realizojë aplikimin online, mjafton të ndjekë me kujdes të gjitha hapat udhëzuese në shërbim dhe të plotësojë fushat e aplikimit online.

Klikoni këtu për të përdorur shërbimin.

Individët që disponojnë një liçencë profesionale në fushën e studimit dhe projektimit apo/dhe mbikëqyrjen e kolaudimin në ndërtim dhe kërkojnë të shtojnë kategori në licencën e tyre, tashmë e kanë fare të lehtë që ta dërgojnë aplikimin e tyre online drejt Ministrisë së Zhvillimit Urban përmes shërbimit specifik që ky institucion ofron përmes e-albania-s.

Klikoni këtundiqni në mënyrë të detajuar të gjitha hapat dhe dokumentacionet e nevojshme që nevojiten për t’u kryer procedurat.

/e-Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0