Një ëndërr që u kthye në makth: Historia tronditëse e Elizabeth Holmes! - Business Magazine Albania

Një ëndërr që u kthye në makth: Historia tronditëse e Elizabeth Holmes!

Një ëndërr që u kthye në makth: Historia tronditëse e Elizabeth Holmes!

Në vitin 2003, në zemër të Silicon Valley-t, një vajzë vetëm 19 vjeç nga Stanford, Elizabeth Holmes, vendosi të linte universitetin për të ndjekur një vizion që premtonte të revolucionarizonte industrinë e shëndetësisë: analiza të gjakut me vetëm një pikë gjaku, pa gjilpëra të dhimbshme e pa pritje të gjata. Një ide që prekte emocionet dhe shpresat e miliona njerëzve.

Vetëm një vit më vonë, në 2004, kompania Theranos ngjitet në skenën e startup-eve me 6.9 milionë dollarë financim fillestar. Holmes përshëndetet si një gjeni vizionare. Krahasimet me Steve Jobs nuk mungojnë , ajo nis të vishet me golf të zi, të flasë me një zë të qëllimshëm të ulët dhe të promovojë teknologji që askush nuk e ka parë, por që të gjithë duan të besojnë.

Lexo edhe:7 fakte të çuditshme, por të vërteta që s’i kishit menduar më parë!

Në qendër të gjithë kësaj ishte “Edison”, një pajisje që supozohej të kryente mbi 200 analiza vetëm me një pikë gjaku. Në realitet, pajisja nuk mund të kryente më shumë se 12, dhe edhe ato, në mënyrë të pasaktë dhe të rrezikshme. Megjithatë, në vend që të ndalonte dhe të përmirësonte teknologjinë, Holmes zgjodhi rrugën e mashtrimit: fshehjen e problemeve, detyrimin e punonjësve të heshtnin, manipulimin e rezultateve dhe përdorimin e pajisjeve laboratorike tradicionale në prapaskenë. Skema mashtruese u rrit paralelisht me famën. Walgreens dhe partnerë të tjerë nisën të hapnin qendra Theranos në shtetet si Arizona dhe California. Pacientët diagnostikoheshin gabimisht me sëmundje të rënda si diabet apo kancer. Ndërkohë, Holmes ngjitej në listat e Forbes si miliarderja më e re femër, dhe Theranos arrinte një vlerësim prej 9 miliardë dollarësh. Por kështjella e ndërtuar mbi rërë nisi të shembej kur gazeta Wall Street Journal nisi një hetim të thelluar. Ish-punonjësi Tyler Shultz guxoi të fliste dhe çarjet në fasadë dolën në dritë. Pavarësisht kërcënimeve dhe përpjekjeve për ta mbyllur çështjen, e vërteta nuk mund të fshihej më. Holmes dhe partneri i saj, Sunny Balwani, u akuzuan për mashtrim masiv ndaj investitorëve dhe pacientëve. Theranos u shpall e falimentuar, duke lënë pas një dëmtim të madh ekonomik dhe moral: mbi 945 milionë dollarë humbje dhe mijëra njerëz të mashtruar. Në vitin 2022, Holmes u dënua me 11 vite burg dhe në 2023 filloi vuajtjen e dënimit.

Çfarë mësuam nga kjo histori?

Rasti i Theranos është një dëshmi e qartë se gënjeshtrat, pavarësisht sa të sofistikuara mund të jenë, kanë gjithmonë një afat skadence. Mund të “fake it till you make it” vetëm deri në një pikë,  pastaj realiteti kërkon llogari. Teknologjia mund të transformojë botën, por vetëm kur mbështetet mbi transparencë, integritet dhe vërtetësi. Historia e Elizabeth Holmes mbetet një paralajmërim për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndryshojnë botën, që të mos harrojnë kurrë të vërtetën rrugës.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0