Një diamant i paprekur 378 karat, u gjet në Afrikën e Jugut - Business Magazine Albania

Një diamant i paprekur 378 karat, u gjet në Afrikën e Jugut

diamant

Diamanti mund të vlejë më shumë se 15 milionë dollarë.

Në minierën Karowe, Botsvana, (Afrika e Jugut)  u zbulua diamanti i dytë më i madh brenda vetëm një muaji. Guri i gjetur është një diamant me cilësi të çmuar prej 378 karat.

Lucara Diamond, kompania që e gjeti, me qendër në Vancouver, Kanada, e ka përshkruar atë si “madhështor dhe të mrekullueshm”. Diamanti i parë i paprekur u zbulua më 15 janar 2021 dhe përbëhet nga 341 karat.

“Diamanti 378 karat i bashkohet një linje të veçantë dhe të rrallë diamantesh me vlera të jashtëzakonshme të zbuluara në Karowe dhe vazhdon të nxjerrë në pah potencialin e mrekullueshëm të diamanteve në Botsvana”, tha në një njoftim për shtyp CEO i “Lucara”, Eira Thomas. 

Sipas “Mining.com”, Ray Raj, një analist në “BMO Capital Markets”, mund të shitet për më shumë se 15 milionë dollarë.

Ky zbulim është plotësim i atyre të mëparshmëve që përfshijnë diamantet 342 karat të Queen of the Kalahari, Sethunya prej 549 karat, Lesedi La Rona  prej 1,109 karat të gjetur në 2015 dhe Sewelô në 2019. 

Lexo: ‘Unë jam si një karikaturë e vetes’… Këto janë disa nga thëniet e ikonës Karl Lagerfeld

Përveç Sewelô, diamanti i vetëm më i madh është Diamanti Cullinan 3,106 karat, i gjetur në Afrikën e Jugut në 1905. Ai ishte i prerë dhe është pjesë e disa prej Bizhuterive të Kurorës Britanike.

Me zbulimet e fundit, një zgjerim nëntokësor pritet të bëhet në minierën e Botsvana, i cili do të zgjasë pesë vjet.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0