Një dhuratë fantastike ju pret me blerjen e smartfonëve më të fundit Samsung! - Business Magazine Albania

Një dhuratë fantastike ju pret me blerjen e smartfonëve më të fundit Samsung!

Samsung

Samsung ka përgatitur një promocion special, ku përdoruesit që blejnë telefonat inteligjentë Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4 do të marrin dhuratë një orë inteligjente Samsung Galaxy Watch5 44 mm në ngjyrë grafiti ose një Samsung Galaxy Watch5 40 mm në ngjyrë rozë të artë. Gjithashtu, me blerjen e një telefoni nga seria Galaxy S22, gjatë periudhës së promocionit ju përfitoni dhuratë kufjet Galaxy Buds2 në ngjyrë grafiti. Promocioni zgjat nga data 12 shtator 2022 deri më 16 tetor 2022 ose deri në përfundim të stokut.

Një kombinim i dizajnit inovativ dhe funksionalitetit superior

Seria e re Galaxy Z, e cila bashkon dy pajisje të palosshme vërtet të fuqishme – Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4, ka kombinuar teknologjinë mbresëlënëse të smartfonëve dhe dizajnin inovativ për t’u ofruar përdoruesve të saj një përvojë vërtet gjithëpërfshirëse duke shprehur gjithnjë stilin e tyre. Galaxy Z Fold4 është i veçantë për faktin që mekanizmi i palosjes së një smartphone-i me përmasa klasike mund të shndërrohet në një tablet kompakt dhe të fuqishëm për produktivitet maksimal, ndërsa Galaxy Z Flip4 sjell stil dhe prakticitet që përshtatet lehtësisht në xhepin e të gjithëve, pa sakrifikuar performancën.

Performancë e fuqishme që përshtatet në xhepin e të gjithëve

Smartphone Galaxy Z Flip4 shquhet për performancën e tij të fuqishme dhe mekanizmin inovativ të palosjes, dhe sjell një dizajn shumë praktik dhe kompakt që mund të përshtatet në xhepin e të gjithëve. Ai është i pajisur me një ekran kryesor Dynamic AMOLED 2X prej 6.7 inç, ndërsa ekrani i jashtëm është vetëm 1.9 inç me opsione krejtësisht të reja për përdoruesit. Ekrani i jashtëm Cover Screen në telefonin inteligjent Galaxy Z Flip4 ofron opsione shtesë për interaktivitet – nga kryerja e telefonatave, dërgimi i mesazheve, regjistrimi, menaxhimi i parametrave bazë të pajisjes deri te personalizimi i plotë i sfondeve dhe jo vetëm. Kamera e dyfishtë e përparme dhe e pasme vjen me veçorinë revolucionare FlexCam për regjistrimin e videove, selfieve ose përmbajtjeve të tjera në kënde midis 75° dhe 115°. Përdoruesit patjetër do të pëlqejnë të zgjedhin një nga ngjyrat e bukura të pajisjes me një sharm të veçantë dizajni – violë, grafit, rozë të artë dhe blu.

Tablet dhe smartphone në një

Për ata që preferojnë ekrane më të mëdhenj, d.m.th. smartfonë që mund të zëvendësojnë një tablet apo edhe një kompjuter, Galaxy Z Fold4 është një mundësi e vërtetë teknologjike. Galaxy Z Fold4 është një smartphone i palosshëm i ndërtuar me një çip të fuqishëm Snapdragon® 8+ Gen 1 me një ekran të madh 7,6 inç Dynamic AMOLED 2X dhe një shpejtësi rifreskimi 120Hz që do ta bëjë përmbajtjen e shfaqur edhe më mbresëlënëse. Rezultati i këtyre specifikimeve teknologjike është funksionaliteti i përmirësuar, produktiviteti dhe opsionet e shkëlqyera për kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht, gjë që është padyshim një plus në jetën e përditshme me ritme të shpejta. Ai përfshin gjithashtu mbështetje për S Pen, modalitetin e njohur të Multi Active Window me gjeste më të shpejta të rrëshqitjes dhe një Taskbar të ri, më të qartë që ofron qasje të lehtë për aplikacionet e ndryshme të përdoruesve.

Lexo: Stacioni për mbushje të veturave elektrike vihet në pikëpyetje

Monitoroni shëndetin tuaj me një orë inteligjente elegante dhe tërheqëse

Një dhuratë e parezistueshme në këtë promocion është Samsung Galaxy Watch5 – modeli më i fundit i një ore inteligjente që, në kombinim me një smartphone, zgjeron edhe më tej opsionet e përdoruesit. Ora inteligjente vjen me një dizajn futuristik nga jashtë dhe me karakteristika të fuqishme nga brenda, si sensori BioActive, i cili, bazuar në një çip të vetëm, mat të gjithë parametrat e rëndësishëm shëndetësorë dhe përmirëson performancën dhe aktivitetin fizik. Kështu, në vetëm pak sekonda, mund të lexoni rrahjet e zemrës, analizën e impedancës bioelektrike e jo vetëm. Ndërsa opsioni e rezultateve të gjumit do të sigurojë një ritëm më të mirë të gjumit për përdoruesit.

Telefonat inteligjentë më të fundit të palosshëm Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 të kombinuara me Galaxy Watch5 i japin më shumë përdoruesit, prandaj tani është koha ideale për të përfituar nga promocioni dhe për të merrni ekosistemin tuaj të pajisjeve.

Gjithashtu, me blerjen e një telefoni nga seria Galaxy S22, gjatë periudhës së promocionit ju përfitoni dhuratë kufjet Galaxy Buds2 në ngjyrë grafiti. Seria Samsung S22, vazhdon t’u bëjë përshtypje përdoruesve në mbarë botën. Pajisjet e serisë S22 karakterizohen nga një aparat fotografik i fuqishëm, funksione të avancuara inovative, dizajn i përsosur dhe ngjyra të bukura. Telefoni Samsung Galaxy Ultra, për herë të parë në serinë S, vjen me një SPen të avancuar.

Me blerjen e Samsung Galaxy Z Flip4 5G ose Samsung Galaxy Z Fold4 5G të bërë gjatë periudhës promocionale nga data 12 shtator 2022 deri më 16 tetor 2022, të gjithë përdoruesit kanë të drejtën për të përfituar një Samsung Galaxy Watch5 44 mm në ngjyrë grafiti ose një Samsung Galaxy Watch5 40 mm në ngjyrë rozë të artë. Për të përfituar të drejtën për të marrë dhuratë, pas blerjes së modelit Galaxy nga ky aktivitet promocional, përdoruesi i asaj pajisjeje duhet të regjistrohet përmes aplikacionit Samsung Members duke përdorur telefonin inteligjent të blerë si pjesë e promocionit jo më vonë se data 30 tetor 2022.

Më shumë informacion rreth promocionit mund të gjeni në këtë link

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0