Një darkë në QIELL - Business Magazine Albania

Një darkë në QIELL


Në maj të vitit 2006, Hakuna Matata, një agjensi e specializuar në gastronomi dhe Grupi Fun, një kompani e specializuar në instalimet e vinçave nëpër parqe bashkuan forcat dhe bën ëndrrat e një fëmije realitet: një tavolinë fluturuese për të ngrënë darkë e pagëzuar me emrin “Dinner in the sky(dinnerinthesky.com). Gjatë viteve të fundit, “Darka në Qiell” ka kaluar qiellin e 45 vendeve … në Evropë por edhe në Australi, Japoni, Indi, Dubai, Afrikën e Jugut, Brazil, Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Kanada dhe Kinë.

Ky lloj suksesi ishte i mundur në saj të 2 rregullave të arta për aktivitetet e kompanisë: ekskluziviteti dhe siguria. Qielli është një ëndërr që i ka hipnotizuar gjithmonë qeniet njerëzore. Sot njerëzit duan të kenë përvoja të jashtëzakonshme. Kompania dëshiron t’i ofrojë klientëve të saj përvojat më të veçanta që mund të imagjinohen në një mënyrë krejtësisht të sigurt. Të gjitha këto janë ëndrra janë të arritshme në saj të “Events in the Sky”.

Siguria është rregulli i dytë i artë. Të gjitha konceptet janë të dizajnuara në bazë të normave gjermane DIN 4112. Siguria është një nga arsyet pse “Darka në qiell” tani operon në mbi 45 vende dhe ka autorizimin zyrtar nga vendet më “të vështira”, duke përfshirë Francën, Kanadan, Australinë dhe Israelin.

Kjo platformë e re ju lejon të hani një darkë apo të pini një gotë shampanjë me miqtë, ndërsa qëndroni në një lartësi prej 50 metra.

The sky is no longer the limit!

Burimi: dinnerinthesky.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0